Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti

Forum për studentët e Universitetit të Prizrenit
 
ForumiForumi  PortaliPortali  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Komunikimi ne biznes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 1031
Points: 8634
Reputacioni: 49
Join date: 17/02/2011
Age: 23
Location: Prizren
Drejtimi: Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Komunikimi ne biznes   Sun Mar 04, 2012 10:49 am

Komunikimi ne biznes
Arritja e suksesit ne biznes, ne ditet tona, varet ne menyre te ndjeshme nga aftesite komunikuese me njerezit, brenda dhe jashte organizates. Pavaresisht,nese behet fjale per nje vend pune apo per te gjetur kliente te rinj, suksesi ose deshtimi ka lidhje direkte me aftesite per te komunikuar.
Ne fakt, komunikimi konsiderohet efektiv vetem kur te tjeret e kuptojne mesazhin tuaj ne menyre korrekte dhe ju pergjigjeni ne menyren e duhur. Komunikimi efektiv ju ndihmon te menaxhoni me sukses punen tuaj te perditshme, te permiresoni marredheniet e biznesit, te rrisni imazhin tuaj professional etj.
Komunikimi efektiv ndodhet ne qender te pothuajse cdo aspekti te veprimtarise se biznesit, sepse ai lidh kompanine me te gjithe “stakeholders”-at (pretendentet) me te cilet bashkevepron biznesi: punonjesit, klientet, furnitoret, komunitetin perreth etj.
Nese duhetpermiresuar eficenca, cilesia apo inovacioni, per kete nevojiten aftesi te larta komunikuese.
Disa nga karakteristikat me te rendesishme te komunikimit efektiv jane:
 Jep informacion praktik, pavaresisht nese ka te beje me kuptimin e politikave te kompanise apo me nxitjen per kryerjen e nje veprimi te caktuar.
 Jep me teper fakte dhe me pak pershtypje, duke perdorur shprehje konkrete,detaje specifike dhe informacion te qarte,bindes,te sakte dhe etik.
 Qarteso dhe perqendro informacionin, duke theksuar informacionet me te rendesishme.Mesazhet qe e seleksionojne dhe permbledhin informacionin jane
mjaft efektive.
 Identifiko sakte pergjegjesite, duke i shkruar mesazhet ne menyre te tille qe te kerkojne pergjigje nga nje audience specifike.Shprehu qarte se cfare prêt prej degjuesve dhe cfare mund te besh per ta.
 Bind te tjeret dhe jep rekomandime, duke iu shpjeguar degjuesve se cfare
perfitimesh do te kene nga pergjigja ndaj mesazhit tuaj ne menyren e deshiruar.
Shkembimi i informacionit me individe brenda organizates quhet komunikim i
brendshem, ndersa shkembimi i informacionit dhe ideve me te tjere jashte organizates perkufizohet si komunikim i jashtem.
Cdo organizate karakterizohet nga nje rrjet komunikimi formal, ne te cilin idete dhe informacioni qarkullojne sipas linjave hierarkike te komandimit(skemes organizative).

Brenda rrjetit te brendshem formal,informacioni qarkullon ne tre drejtime
:
 Nga lart-poshte, nga drejtuesit ekzekutive tek punonjesit operative ne formen e urdhrave,vendimeve,porosive etj.
 Nga poshte-lart, nga punonjesit operative tek drejtuesit ekzekutive ne formen e raportimit mbi realizimet ose mosrealizimet, problemet qe ndeshen etj.
 Horizontalisht, ndermjet punonjesve apo departamenteve te te njejtit nivel me qellim koordinimin e veprimeve per zgjidhjen e problemeve komplekse dhe te veshtira.
Ne cdo organizate mund te identifikojme gjithashtu edhe rrjetin informal te komunikimit,i cili ndertohet mbi bazen e kontakteve shoqerore dhe interesave te perbashketa profesionale,kulturore etj.
Komunikimi i jashtem zhvillohet si nepermjet kanaleve formale(letrave, njoftimeve, e-maileve,takimeve etj.) ashtu edhe atyre informale si per shembull gjate takimeve shoqerore me miqte dhe te njohurit etj. Megjithese keto nderveprime jane informale, ato mund te kene rendesi jetike per suksesin e kompanise dhe kerkojne po aq aftesi dhe kujdes sa komunikimi formal.
Nje kombinim i kujdesshem i strategjive mund te permiresoje ndjeshem aftesite tuaja per te komunikuar ne menyre efektive.
Ja disa nga ceshtjet kryesore ne kete drejtim:
 Ne minimalizimin e shperqendrimeve mund te ndihmoje cdo punonjes, duke u perpjekur te reduktoje zhurmat,problemet vizuale,nderprerjet e panevojshme etj.
 Marrja ne konsiderate e audiences ka te beje me fokusimin dhe kujdesin per degjuesit dhe marresit e mesazheve tuaja.Gjithmone duhet mbajtur parasysh profili i degjuesve(mosha,arsimimi,statusi social etj.)
 Perfeksionimi i aftesive vetjake komunikuese ne biznes arrihet gradualisht dhe lidhte me punen kembengulese dhe pervojen e individit.
 Marrja/dhenia e feedback-ut konstruktiv qe quhet ndryshe edhe kriticizem
konstruktiv, fokusohet ne procesin dhe rezultatet e komunikimit dhe jo tek
njerezit e perfshire ne te. E anasjellta, feedback-u destruktiv perqendrohet tek kriticizmi pa bere perpjekje per permiresime.
 Njohja dhe aplikimi i etikes se biznesit nuk eshte asnjehere e tepert dhe ndikon ne menyre thelbesore ne suksesin individual dhe te kompanise.

Zgjedhjet etike ne biznes.
Etika ka te beje me teresine e parimeve te pranuara te sjelljes,te cilat duhet te rregullojne bashkejetesen tone ne komunitet.
Garantimi i komunikimit etik kerkon ekzistencen e tre elementeve: individe qe sillen ne menyre etike, lidership etik te kompanise dhe struktura/politika te pershtatshme qe te mbeshtesin perpjekjet e punonjesve per te vepruar ne menyre etike. Shume kompani biznesi kane miratuar kode etike te shkruara, te cilat ndihmojne punonjesit ne kete drejtim. Per te garantuar ne praktike zbatimin e ketyre kodeve, shume kompani zhvillojne auditime etike periodike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 

Komunikimi ne biznes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti ::  :: -