Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Konkurs per lirimin nga pagesa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Konkurs per lirimin nga pagesa   Fri Apr 13, 2012 6:44 pm


Rruga e Shkronjave Nr.1, 20000 Prizren -Kosovë; Tel:+381 (0) 29- 232 140; Homepage: www.uni-prizren.com
Rektori Nr. i ref. 01- 1148 Prizren, më 12. 04. 2011
Prof. Dr. Mazllum Baraliu
UNIVERSITETI I PRIZRENIT
UNIVERSITY OF PRIZREN
Rektorati
Universiteti i Prizrenit, në bazë të Vendimit të Bordit të Përkoshëm të UPZ-së
nr. 01-1131 të datës 04.04.2012, shpall:
K O N K U R S
Për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit të Prizrenit
për vitin akademik 2011/2012
Të drejt lirimi nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2011/2012 në UPZ kanë:
1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale;
2. Studentët, të cilët janë invalidë të luftës (qofshin ata ushtarakë apo civilë);
3. Studentët, që kanë mbetur pa njërin prind si pasoj e luftës (gjatë periudhës
01.01.1998 -12.06.1999);
4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike;
5. Njëri nga tre ose më shumë studentët e të njëjtës familje të ngushtë që studiojnë në
Universitetin e Prizrenit.
Të gjithë studentët duhet t’i paraqesin:
- Kërkesën për lirimin nga pagesa e semestrit dhe
- Vërtetimin e studimeve për vitin akademik 2011- 2012.
1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të
ndihmës sociale ;
b. Vërtetimin e Qendrës për Punë Sociale për familjen dhe studentin ( forma shkarkohet
web-faqja ose merret në QPS në Komunë);
c. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale;
d. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës;
e. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.2
2. Studentët që janë invalid të luftës (ushtarakë apo civilë) i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të
pensionit për invalid të luftës apo invalid civil të luftës;
b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit /ës invalid.
3. Studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për
njohjen e statusit të familjes së dëshmorit apo viktimës civile;
b. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të statusit të familjes së dëshmorit/viktimës civile;
c. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës;
d. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.
4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për
njohjen e statusit person me aftësi të kufizuar;
b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës.
5. Njëri nga tre ose më shumë student e së njëjtës familje të ngushtë që studiojnë
në Universitetin e Prizrenit i paraqet:
a) Certifikatën e lindjes së studentëve;
b) Vërtetimet e të gjithë studentëve për regjistrimin në vitin akademik 2011/12.
Dokumentet e kompletuar duhet të dorëzohen në Zyrën nr. 3.
Kërkesat dhe dokumentacioni i pranuar zyrtarisht nga zyra nr.3 i dorëzohët Komisionit për
asistencë në Rektoratin e Universitetit të Prizrenit.
Me rastin e paraqitjes për lirim nga pagesa e semestrit, studentët duhet t’i sjellin vetëm
dokumentet origjinale.
Afati për konkurrim është prej datës 12.04.2012 deri më 26.04.2012.
Format e nevojshme për konkurrim gjenden në web-faqen e Universitetit të Prizren
www.uni-prizren.com dhe në Zyrën nr. 3.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
Konkurs per lirimin nga pagesa
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË
» Konkurs:Çmimi „Azem Shkreli“ për krijuesit në mërgatë
» Lufta për çlirimin dhe ndarjen nga Maqedonia: Ja skenari shqiptar
» KONKURS LETRAR ORGANIZUAR NGA BESNIK CECI PER NDER TE 100 VJETORIT TE PAVARSISE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Lajmet te Portali :: LAJMET E UPPz-së-
Kërce tek: