Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12818
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit   Mon Mar 26, 2012 8:27 pm

Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit


Prizren, 26 mars – Një grup i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit ka marrë iniciativën që ky institucion i arsimit të lartë të mbajë emrin e intelektualit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Para pak ditësh ata kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve, të cilin peticion synojnë ta dërgojnë te institucionet përkatëse me qëllim të finalizimit të nismës së tyre. Deri më tani janë mbledhur mbi 500 nënshkrime, por iniciuesit presin më shumë mbështetje, bën të ditur “Koha Ditore”. Ndërkohë, drejtuesit e UPZ-së kanë theksuar se mirëpresin çdo nismë që vjen nga studentët apo nga vetë qytetarët, porse duhen ndjekur procedurat në mënyrë që këto çështje të adresohen te institucionet kompetente vendimmarrëse.

Drenusha Berisha, studente Fakultetit Juridik në UPZ, ka pohuar se bashkë me një grup të vogël të kolegëve kanë nisur iniciativën që emri i Ukshin Hotit të nderojë këtë universitet. "Iniciativa jonë është përkrahur nga Parlamenti studentor në Prizren dhe ne kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticion. Kjo iniciativë deri tani ka marrë përkrahjen e një numri të konsiderueshëm të studentëve dhe mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nëse ajo përkrahet nga numri i madh i studentëve, atëherë do të dërgohet në dikastere me të larta, në MASHT dhe Qeveri, ku edhe presim miratimin e kësaj nisme, duke e ditur faktin se Ukshin Hoti është simbol i vetëdijes sonë kombëtare", ka thënë Berisha.

Studenti Avdyl Suka ka bërë të ditur se gjatë tri ditëve të para të mbledhjes së nënshkrimeve janë grumbulluar mbi 500 sosh, porse pritet që ky numër të jetë dukshëm më i madh, pasi që peticioni do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme. "Mendojmë se kjo nismë do ta ketë përkrahjen e gjerë të studentëve pasi që do të ishte nder për të gjithë ne që të studiojmë në një institucion që mban emrin e intelektualit dhe veprimtarit, Ukshin Hoti", është shprehur ai.

Ndërkaq, iniciativa është përkrahur edhe nga Parlamenti Studentor i UPZ-së. “Për ne është nder që universiteti ta mbajë emrin e Ukshin Hotit. Çdo iniciativë e studentëve për të mirë, tek ne do ta gjejë gjithnjë përkrahjen”, ka thënë kryetari i këtij Parlamenti, Granit Rifaj.

Në anën tjetër, rektori i Universitetit të Prizrenit, Mazllum Baraliu, ka shprehur bindjen se në parim çdo iniciativë pozitive e studentëve dhe e qytetarëve është e mirëseardhur, por se ato duhen proceduar në adresat e duhura.

"Siç e dini, ne jemi Universitet në themelim dhe emërtimet bëhen nga institucionet e vendit. Iniciativat duhet të procedohen në adresat e duhura dhe vendimin e marrin institucionet përkatëse", ka thënë Baraliu, duke shtuar se ky qëndrim i është shpjeguar edhe grupit të studentëve të Fakultetit Juridik.

Ukshin Hoti i lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit njihet si filozof, shkrimtar e politikan që angazhohej për avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe të Kosovës në ish-Jugosllavi, për të cilat pikëpamje edhe u gjykua dhe dënua dy herë. Mbi fatin e tij nuk dihet asgjë që nga mesi i muajit maj të vitit 1999, kur, sipas dëshmitarëve, ishte nxjerrë nga Burgu i Dubravës nga zyrtarët e sigurimit serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Harvardi udhëzon profesorët:Mos bëni seks me studentët
» Besim Muhadri: Shaban Lajçi - Artisti që mundohet të mbajë gjallë frymën kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës
» Ruzhdi Sefa:NJË PËRALLË MODERNE PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT
» FARUK TASHOLLI:STUDENTËT SHQIPTARË NË AACHEN TË GJERMANISË FESTUAN PËRVJETORIN E PAVARËSISE SË KOSOVËS
» Hilmi Saraçi: Vrasja e luftëtarëve të Ballit Kombëtar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Lajmet te Portali :: LAJMET E UPPz-së-
Kërce tek: