Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pse jane krijuar firmat?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Pse jane krijuar firmat?   Sun Dec 11, 2011 7:03 pm

Pse janë krijuar Firmat ?




Duke organizuar prodhimin, firma koordionon
aktivitetet ekonomike të shumta të individëve. Por firma nuk është i
vetmi institucion që koordinon aktivitetet ekonomike. Koordinimi mund të
arrihet edhe nëpërmjet tregut.
Tregu shërben si mekanizëm për të koordinuar planet e shitjes dhe të blerjes së individëve të ndryshëm. Duke blerë inpute dhe shërbime në shumë tregje individuale, kushdo mund të organizojë prodhimin e të mirave dhe shërbimeve që konsumon.
Le të supozojmë, Psh. se makina e një personi është prishur.
Ka dy rrugë nëpërmjet të cilave ajo mund të riparohet: ose duke e cuar
në një firmë që kryen shërbimin e riparimit të makinave, ose duke
koordinuar të gjitha veprimet vetë individi në tregjet e ndryshme. Rruga
e parë quhet koordinim i firmës, kurse rruga e dytë quhet koordinim i tregut.
Koordinimi i Firmës- Konsiston në faktin që pronari i
makinës e con atë në firmën që riparon makina. Pronari i kësaj firme
koordion të gjitha aktivitetet e nevojshme për të riparuar makinën. Pasi
rregullohet makina, pronari i saj paguan paratë vetëm një herë për të
gjitha shërbimet e kryera prej saj.
Koordinimi i Tregut- Konsiston në faktin se për të
rregulluar makinën, pronari i saj duhet fillimisht të pajtojë një
mekanik, i cili duhet të shikojë defektin dhe të bëjë listën e pjesëve
të ndërrimit si dhe instrumenteve që duhen për t’i vendosur ato.Pastaj,
ai duhet të blejë pjesët e ndërrimit në një dyqan dhe të marrë hua
instrumentet nga një firmë që i jep ato me qira. Më pas, duhet të gjejë
një mekanik të gjejë një mekanik tjetër për të vendosur pjesët e
ndërrimit. Nëpërmjet kësaj rruge, pronari i makinës kryen shumë
Transaksione individuale.
Cfare e përcakton rrugën që do të zgjedhë pronari i
makinës? Përgjigjja është kostoja .Pronari i makinës do të ndjekë atë
rrugë që është me kosoto më të ultë, pra Metodën ekonomikisht më
eficente.Por kosoton më të ultë të këtij shërbimi e realizon Frima.
Kështuqë pronari gjithsesi se do të zgjedhë rrugën e parë të riparimit
të makinës. Si pasojë e kësaj ka tre arsye kryesore pse firmat janë me
eficente se sa tregjet si koordinatore të aktivitetit ekonomik :Ulja e
kosotove të transaksioneve, Ekonomizimet e shkallës, Ekonomizimet e
skuadrave të prodhimit.

Burimi : Hyrje në Ekonomi
Përgaditi: Ilire Raifi




Marre nga: menaxherat.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
Pse jane krijuar firmat?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga tradita jonë-Plisi
» Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë
» Cikël shkrimesh rreth punës me nxënës me aftësi të kufizuara mendore!
» Tekstet e stërngarkuara
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Menaxhment Ndërkombëtar-
Kërce tek: