Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti i Bharath-it nga India me Momerandum Bashkëpunimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti i Bharath-it nga India me Momerandum Bashkëpunimi    Sat Dec 10, 2011 4:48 pm

Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti i Bharath-it nga India me Momerandum Bashkëpunimi



Universiteti Publik i Prizrenit dhe Universiteti i Bharath-it nga India, kanë lidhur një Momerandum Bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar të premten në ambientet e Universitetit Publik të Prizrenit, mes Rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, dhe drejtoreshës së Universitetit të Bharath-it Dr. M. Rajani.

Qëllimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit është që të krijojë klimë për aktivitete akademike që do të kontribuojnë në fuqizimin e bashkëpunimit miqësor, të promovoj bashkëpunim produktiv, të qëndrueshëm dhe të bëjë shkëmbimin në mes të fakulteteve, studentëve, dhe kërkimeve shkencore.

Fushat e bashkëpunimit (nuk janë të limituara) janë: Shkëmbimin në mes të fakulteteve dhe studentëve; Kërkime shkencore të përbashkëta dhe programe trajnimi; Propozimet e përbashkëta për financimin e jashtëm; Organizimi i përbashkët i konferencave; Publikimet e përbashkëta; Shkëmbimi i materialeve, artikujve dhe publikimeve të tjera shkencore profesionale, dhe Aktivitete tjera për të cilët mundë të dakordohen palët për çështje me interes reciprok të dy universiteteve, studentëve dhe profesorëve.

Aktivitetet e parashikuara: Shkëmbimi i studentëve për periudhë kohore prej një semestri deri në 12 muaj; Bashkëpunim në kërkime shkencore me interes të përbashkët. Kjo mundë të qojë në krijimin e qendrave të përbashkëta hulumtimi; Shkëmbimi i anëtarëve të fakultetit dhe personelit hulumtues. Kohëzgjatja do të varet nga nevojat e programit të caktuar; Shkëmbimi i materialeve hulumtuese si publikimet, database, ….; Organizimi i përbashkët i konferencave, seminareve, programeve trajnimi, … ;Këmbimi i informacionit për pjesëmarrje të përbashkët në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare;

Palët do të bashkëpunojë në fushat e lartpërmendura duke përkrahur njëri tjetrin. Ky lloj i aktiviteteve do të ridefinojnë kulturën e institucionit në atë mënyrë që komuniteti I institucionit do të sheh ndërkombëtarizimin si rrugë të vetme drejtë përsosmërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti i Bharath-it nga India me Momerandum Bashkëpunimi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuhi Bytyçi:Letër e hapur Kryetarit të Komunës së Prizrenit
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» Naile Zhupani: HEQJEN E EMBLEMËS SË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
» Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare
» Elida Buçpapaj:TEK RITA SALIU HEDHIN SHTAT NJËHERËSH SHOTA E DRENICËS, TRINGA E GRUDËS, NORA E KELMENDIT, GONXHE BOJAXHIU E PRIZRENIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Lajmet te Portali :: LAJMET E UPPz-së-
Kërce tek: