Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 TEMPUS mbështet UPZ-në në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12818
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: TEMPUS mbështet UPZ-në në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë   Sat Dec 10, 2011 4:46 pm

TEMPUS mbështet UPZ-në në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë


Universiteti Publik i Prizrenit ka përfituar edhe një grant nga TEMPUS-i, pas atij për fillimin e studimeve Master në Trashëgimi Kulturore dhe Turizëm. Projekti i radhës, që do të zgjas tre vitet e ardhshme, ka të bëjë me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë në UPZ. Lidhje me këtë, të mërkurën dhe të enjten në Universitetin Publik të Prizrenit, është mbajtur një workshop. Projekti përfshinë themelimin e tre qendrave në UPZ: Qendrën për Zhvillim Akademik, Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Qendrën për mirëmbajtjen e të dhënave të studentëve. Buxheti total i këtij projekti është rreth 650 mijë euro, dhe mbi 90 për qind të mjeteve do t’i siguroj TEMPUS.

Partnerët e këtij projekti në UPZ janë: Universiteti i Ediburgut –Britani e Madhe, Universiteti i Girones – Spanjë, Universiteti i Teknologjisë - Chalmars– Goteborg – Suedi, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës, Agjencioni Kosovar i Akreditimit, Universiteti Publik i Prizrenit, ËUS-Austria, ËUS-Kosova, dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Osnabruch-it të Gjermanisë që është mbajtës i këtij granti.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, ka falënderuar të gjithë partnerët për mbështetjen e Universitetit Publik të Prizrenit në ngritjen e cilësisë, pasi ka thënë se UPZ është një universitet i ri në themelim dhe ka nevojë për mbështetje të gjithanshme. Ai ka theksuar se në bashkëpunim me të gjithë do të punojnë që ky projekt të realizohet me sukses në UPZ.

Ndërsa, Prof. Dr. Bexhet Mustafa, prorektor i UPZ-së për mësimdhënie dhe kërkime shkencore, ka prezantuar historikun e UPZ-së, duke bërë të ditur të arriturat dhe sfidat e UPZ-së.

Prof. Dr. Naim Hasani, Drejtor për Arsim të Lartë në Ministrinë e Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë, ka thënë se MASHT e mbështet këtë projekt duke theksuar se ky do të jetë projekti i parë që të filloj me cilësi në UPZ.

Prof. Dr. Kimete Canaj, koordinatore e Tempusit për Kosovë, ka bërë të ditur se ky është projekti i dytë i TEMPUS-it për Universitetin Publik të Prizrenit, pas atij për fillimin e studimeve Mastar në Trashëgimi Kulturore dhe Turizëm, tani për ngritjen e cilësisë në UPZ.

Ajo ka bërë të ditur se UPZ mund të jetë përfituese edhe e projekteve tjera të TEMPUS-it.

Prof. Dr. Volker Gehmlich, nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Osnabruck të Gjermanisë, që është koordinator i këtij projekti, ka thënë se është i lumtur që po kanë mundësi të mbështesin Universitetin e Prizrenit, duke theksuar se do të punojnë edhe në vazhdim që UPZ të bëhet partner në shoqërinë akademike në vend dhe jashtë.

Dekani i Fakultetit të Edukimi, Prof. Dr. Xheladin Zymberaj, ka thënë se ngritja e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie do t’i shërbej edhe ngritjes së vazhdueshme profesionale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
TEMPUS mbështet UPZ-në në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KOMUNIKAT PER MEDIA:Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ne Prizren,ne bashkpunim me OJQ-te,pengojne ne Zhvillimin e Turizmit!
» Një komb-Një shtet-Shqipëria e bashkuar
» Jetojmë në një shtet njëpartiak! Opozita duhet të bashkohet në rrëzimin e këtij pushteti
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Bashkatdhetarët kanë tejkaluar investimet e bashkësisë ndëkombëtare në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Lajmet te Portali :: LAJMET E UPPz-së-
Kërce tek: