Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Tjerrëzat për të lexuar porositë SMS dhe postën elektronike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 14413
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Tjerrëzat për të lexuar porositë SMS dhe postën elektronike   Sun Nov 27, 2011 6:40 pm

Tjerrëzat për të lexuar porositë SMS dhe postën elektronike








Hulumtuesit e Universitetit në Washington janë duke punuar në gjeneratën
e re të thjerrëzave, të cilat do t’iu ndihmojnë atyre që i mbajnë të
lexojnë porositë SMS dhe postën elektronike si Terminatori – tekstet do
t’u paraqiten në thjerrëza.

Siç bën të ditur BBC-ja, kjo risi
tashmë ka kaluar me sukses fazën e testimit në minj, ndërsa në rend
është zgjidhja e problemit të furnizimit me energji. Tani thjerrëzat
mund të punojnë vetëm nëse janë vetëm disa centimetra të larguara nga
bateritë pa tela, ndërsa qarqet e rrymës mund të krijojnë vetëm një
LED-diodë. Por, shkencëtarët janë të sigurt se si thjerrëzat shumë
shpejtë mund të kenë disa qindra pikselë.

“Detyra jonë e ardhshme është futja e tekstit të paracaktuar më herët në thjerrëza,” ka thënë hulumtuesit kryesor, Babak Parviz.

Por,
profesori Parviz dhe ekipi i tij, të cilët po ashtu bashkëpunojnë me
Universitetin finlandez Aalto, nuk janë të vetmit që merren me krijimin e
thjerrëzave të avancuara të dobishme. Kompania zvicerane Sensimed
tashmë ka plasuar në treg thjerrëzën e kontaktit e cila shfrytëzon
kompjuterin e integruar për të matur tensionin në sy për të zbuluar
glaukomën.

Mundësitë e aplikimit praktik të gjeneratës së re të
thjerrëzave janë me të vërtetë të mëdha. Për shembull, shoferëve mund
t’ju tregojnë informata të dobishme si shpejtësinë e lëvizjes, ndërsa
nëse lidhen me biosenzorët në trupin e atij që i mban mund të ofrojnë
informata të rëndësishme shëndetësore si sasinë e sheqerit në gjak, etj.
Përveç këtyre këtë, nuk ka dyshim që do të revolucionarizonin edhe
botën e video-lojërave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
Tjerrëzat për të lexuar porositë SMS dhe postën elektronike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Tjetër-
Kërce tek: