Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shoqeria aksionare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Shoqeria aksionare   Sat Oct 22, 2011 10:06 pm

1. SHOQËRIA AKSIONARE


Shoqëria aksionare është person legal dhe mund të jetë:
- shoqëri aksionare me përgjegjësi të pakufizuar apo
- shoqëri aksionare me përgjegjësi të kufizuar

Shoqëria aksionare me përgjegjësi të pakufizuar përbëhet nga aksionarët e vet që, me kontratën për krijimin (themelimin) e saj, obligohen për të qenë të përgjegjshëm, pos kapitalit të investuar në të, edhe në kapitalin tjetër jashtë saj.


Ndërkaq, shoqëria e aksioneve me përgjegjësi të kufizuar i ka aksionarët e vet me përgjegjësi të pakufizuar ose me përgjegjësi të kufizuar. Sipas nenit 18 të Rregullorës për Shoqërit Tregtare – të UNMIK-ut, nr 2001/6 të datës 08.02.2001, shoqëria aksionare me përgjegjësi të kufizuar, emërohet si “shoqëri komandite” dhe, konsiston nga aksionarët, së paku nga një në përgjithësi të kufizuar ose, së paku nga një me përgjegjësi të kufizuar ose, së paku nga një me përgjegjësi të pakufizuar.
Aksionari në shoqërinë aksionare, esencialisht, është anëtar dhe ortakë i saj.

Aksionari me përgjegjësi të pakufizuar në shoqërinë aksionare kumandite, ku përgjegjësi të pakufizuar për detyrimet e saj, ndërsa, aksionari me përgjegjësi të kufizuar, është i përgjegjshëm deri në lartësinë e kontributit të tij të depozituar në vlerën e aksioneve që i disponon në atë shoqëri, komandite fjala bije në shoqërinë kumandite.
Aksionari i shoqërisë aksionare me përgjegjësi të pakufizuar mund të jetë cili do subjekt i së drejtës me zotësi juridike dhe vepruese. Kur personi legal është anëtarë i shoqërisë aksionare ai, më parë, duhet të jetë i regjistruar si entitet legal.

Shoqëria aksionare, ndër të tjera duhet të mbaje listën (regjistrim) e aksionarëve me përgjegjësi të pakufizuar dhe me përgjegjësi të kufizuar me shumat përkatësisht vlerat e aksioneve të tyre të depozituara në të. Aksionari i shoqërisë aksionare, konformë me kontratën për krijimin e shoqërisë aksionare duhet t’ bëjë pagesat e aksioneve të veta, si në vlerë ashtu edhe në kohë të caktuar. Sa i përket shoqërisë aksionarë komanditore, aksionari me përgjegjësi të pakufizuar, është i autorizuar për të nis proces gjyqësor në emrin e shoqërisë aksionare kumanditore si dhe në emrin e të gjithë aksionarëve me përgjegjësi të kufizuar të saj me synim të detyrimit të aksionarit (ortakut) me me përgjegjësi të kufizuar për të bërë pagesën e kontributit të përcaktuar me kushtet e kontratës për krijimin e shoqërisë. Në anën tjetër aksionari me përgjegjësi të kufizuar që nuk e bën pagesën e kontributit të vetë në masën apo në periudhën e caktuar, është i përgjegjshëm ndaj shoqërisë komandite për të gjitha shpenzimet që asaj ia shkakton në atë mënyrë. Nga pagesat përkatësisht depozitimet e vlerave të aksioneve të shoqërisë aksionare, u krijohet kapitali themelor i saj.
Aksionari me përgjegjësi të kufizuar, në shoqërinë aksionare komandite detyrohet që :
- të jep kontributin e përcaktuar me kontratën për krijimin e shoqërisë aksionare komandite,
- të mos paraqitet para palës tjetër jashtë shoqërisë në cilësi të aksionarit me përgjegjësi të pakufizuar,
- të mos bëj veprime me të cilat shoqërinë do t’ia detyronte, apo, asaj do t’i krijonte detyrime ndaj personit tjetër jashtë saj.

Aktet juridike të përgjithshme të shoqërisë aksionare komanditore, shenjat dhe memorandumet e saj duhet të përbëjnë tipin e saj të regjistruar ne evidencën e personave legal që bëjnë biznes. Shoqëria aksionare komandite, administrohet vetëm nga aksionarët me përgjegjësi të pakufizuara.
Aksionari me përgjegjësi të pakufizuar, nuk mbanë përgjegjësi ndaj aksionarit me përgjegjësi të kufizuar të shoqërisë aksionare – si pasojë e veprimit apo e mosveprimit kur vendimi për të vepruar apo për të mos vepruar bazohet në të dhëna të arsyeshme dhe miratohet në procedurë të rregullt në funksion të interesit fitimprurës të shoqërisë. Aksionari me përgjegjësi të kufizuar nuk mund të merr pjesë në administrimin e shoqërisë aksionare komandite , por në kushte të caktuara mund të merr pjesë në ushtrimin e punëve profesionale teknike apo ndimëse në po atë shoqëri. Kjo do të thotë se, aksionari i tillë mund të punësohet si ekspert i punëve të caktuara në shoqërin aksionare “të vetë”.
Aksionari i tillë, në shoqërinë aksionare komandite, mund t’i transferojë interesat e veta në subjektin tjetër vetëm pas sigurimit të pajtimit te aksionarve me përgjegjësi të pakufizuar.Ndërkaq në shoqërin aksionare komandite, fitimi dhe humbjet, zakonisht mbulohen në mënyrë të barabart ndërmjet aksionarëve me përgjëgjësi të pakufizuar dhe të kufizuar.
Shoqëria aksionare homandite vazhdon të ekzistoj derisa ajo të ketë, së paku një aksionar me përgjegjësi të pa kufizuar dhe një me përgjegjësi të kufizuar.
Në rastin kur shoqëria aksionare komandite bankroton, pasuria e saj pajtohet sipas ligjit, por parimisht, në likuidimin e pasurisë së saj, pasuria neto duhet t’u ndahet baras, sikundër aksionarëve me përgjegjësi të pakufizuar ashtu edhe atyre me përgjegjësi të kufizuar.
Edhe këtu në Kosovë, në aktualitet, konfirmë me ligjin, bankat organizohen dhe funksionojnë si shoqëri aksionare me përgjegjësi te kufizuar.
Shoqëri aksionare quhet korporata, pronarët e së cilës mund t’i transferojnë aksionet e tyre pa miratimin e aksionarëve të tjerë ose të shoqërisë. Korporatat ju mundësojnë aksionarëve zgjerim te pandërprerë të veprimtarisë, duke tejkaluar edhe kufijtë shtetërorë.Shoqëria aksionare mund të ketë numër dhe kategori të ndryshme të aksionarëve. Shoqëria aksionare me përgjegjësi të kufizuar, për dallim nga tipi i shoqëris aksionare, është korporatë, aksionet e së cilës shpërndahen vetëm ndërmjet themeluesve të saj ose nëpërmjet personave tjerë të përcaktuar më parë. Po ashtu, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, për dallim nga shoqëria aksionare, nuk është e detyrueshme për të bërë ofertë publike për aksionet e veta. Ndryshe nga shoqëritë aksionare, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, nuk duhet të ketë numër të madh të aksionarëve, zakonisht, jo mbi pesëdhjetë (50).
Në rastin kur shoqëria e tillë angazhon më shumë se pesëdhjetë aksionar, ajo duhet që, brenda një viti, të riorganizohet dhe të estabilizohet si shoqëri aksionare.
Kur aksionari i shoqërisë së kufizuar,dëshiron për t’i shitur aksionet e veta, ai më parë, duhet që, ato, t’ua ofrojë aksionarëve të mbrendëshëm si dhe, prej tyre, të kërkojë dhe të merr pëlqimin për shitje jashtë korporatës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Shoqeria aksionare   Sat Oct 22, 2011 10:06 pm

1.1.ORGANET


- Organet e shoqërisë aksionare, kryesisht, trajtohen në kontekstin (marrëveshjen) e punëve juridike biznesore (tregtare) dhe të drejtës biznesore .
- Organet e shoqërisë aksionare janë :
- kuvendi i aksionarëve,
- këshilli drejtues(bordi drejtues),
- drejtori (menagjeri),
- këshilli mbikëqyrës.

Kuvendi i aksionarëve, kryesisht ka këto të drejta dhe obligime: nxjerrjen dhe detyrimet e statutit të shoqërisë, zgjedhjen dhe revokimin e anëtarëve të këshillit drejtues dhe ati mbikqyrës, kontrollin e përgjithëshëm mbi afarizmin e shoqërisë, verifikimin e bilancit, shpërndarjen e fitimit të shoqërisë, marrjen e vendimit mbi shtimin ose pakësimin e kapitalit kryesor të shoqërisë etj.

Këshilli drejtues, zakonisht konstatohet në ligjet krahasuese se këshilli drejtues zgjidhet obligimisht në shoqërit aksionare të cilat i kanë më shumë se njëqind (100) të punësuar (punëtor dhe nënpunës). Fushëveprimi i këshillit drejtues zakonisht përqendrohet në këto çështje si organ me rëndësi:
- Përgadit propozimet e vendimeve për kuvendin e shoqërisë dhe i zbaton ato vendime;
- I përgadit nxjerr aktet e përgjithëshme të cilat nuk i nxjerr kuvendi i
shoqërisë aksionare;
- Përkujdeset për përgaditjen e llogarisë vjetore dhe aprovimin e saj;
- I përgadit rekordimet vjetore të kontabilitetit, raportet lidhur me afarizmin
dhe zbatimin e politikës afariste;
- Propozimin ndarjen e fitimit të shoqërisë;
- E zgjedh kryetarin e këshillit drejtues nga radhet e veta;
- E emëron dhe e shkarkon drejtorin e shoqërisë;
- I jep udhëzime drejtorit për realizimin e politikës afariste të shoqërisë
aksionare;
- Vendosë për politikën e vazhduar të bashkëpunimit afarist me firmat tjera;
- Nxjerrë vendimet lidhur me investime, nëse me statut nuk është rregulluar
ndryshe;
- Nxjerrë rregulloren mbi punën e vet;
- Kryen edhe punë të parapara me ligj, me statut si dhe aktin e themelimit.
Drejtori është organ i obligueshëm i shoqërisë. Këtë e emërton këshilli drejtues. Drejtori i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar i kryen funksionet e njejta, si dh drejtori i shoqërisë aksionare udhëheq me procesin e punës së shoqërisë, kryen vendimet e organeve qeverisëse të shoqërisë, paraqet dhe përfaqëson shoqërinë, kujdeset për ligjshmërinë në punën e shoqërisë.
- Këshilli mbikëqyrës përbëhet më së paku nga tre anëtarë. Kryetarin dhe anëtarët i zgjedh kuvendi i shoqërisë aksionare.

Këshilli mbikëqyrës obligimisht zgjidhet në shoqëritë aksionare të cilat ushtrojnë veprimtari me interes të gjërë publik. Zakonisht me statut të shoqërisë caktohet numri i anëtarëve të këshillit mbikqyrës, kushtet për zgjedhje janë profesionalizmi, përshtatshmëria deri te deponimi i aksioneve garantuese ne fondin e përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara etj.
- Fushëveprimet e ushtrimit të funksionit të këshillit mbikëqyrës janë:
- Bën mbikëqyrjen e ligjëshmërisë të punës së udhëheqësisë së shoqërisë aksionare.
- I shikon llogaritë periodike dhe vjetore dhe vërteton se a janë sajuar në pajtim me dispozitat ligjore dhe statutore.
- Konstaton se a janë duke u udhëhequr librat afariste në pajtim me ligjin dhe se a mund t’i japin ato në ekspertizë.
- Lajmëron për rekordimet vjetore të kontabilitetit të cilat i paraqiten
kuvendit
- Jep mendimin lidhur me propozimin e ndarjes së fitimit.
- Jep mendime lidhur me raportet revizorëve.
- Nxjerr rregulloren për punën e vet si dhe i kryen edhe punët tjera të përcaktuara me ligj dhe me statut të shoqërisë aksionare.
- Këshilli mbikëqyrës është i obliguar që të përpiloj raporte mbi gjendjen të cilën e ka konstatuar gjatë mbikqyrjes. Anëtarët e këshillit mbikëqyrës përgjigjen në mënyr të njejt si anëtarët e administratës dhe anëtarët udhëheqës të shoqërisë aksionare dhe kështu bëhet: revokimi i tyre ( masë juridiko-politike), përgjigjen materialisht, e kompenzojnë dëmin të cilin ia kanë shkakëtuar shoqërisë aksionare, por përgjigjen edhe penalisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Shoqeria aksionare   Sat Oct 22, 2011 10:06 pm

1.2. KUVENDI I AKSIONARËVE


Kuvendi i aksionarëve e zgjedhë kryetarin dhe mund të zgjedhë edhe nënkryetar të vet. Konvokimi, mbajtja dhe punimet në kuvend, përcaktohen me kontratën për themelimin e korporatës, me statutin e korporatës dhe me rrgulloren për kuvendin e korporatës.
Ndërkaq , kuvendi apo mbledhja e themelimit të aksionarëve të korporatës vendos me shumicë relative të aksionarëve të vetë për;
- zgjedhjen e nënpunësve te korporatës ;
- zgjedhjen e anëtarëve të bordit drejtues të korporatës
- miratimin e vlerësimit të kontributeve”In Natura”
- miratimin e kapitalit themelor(fillestar, minimal, rregullator) për krijimin e korporatës, statutit të korporatës dhe të rregullores për organizimin dhe punën e kuvendit të përgjithshëm të aksionarëve të korporatës.
- aksionarët në kuvend, ndër të tjera i ndajnë dhe i definojnë funksionet e administrimit të korporatës ndërmjet;
- mbledhjes së përgjithshme të aksioneve apo kuvendit të korporatës
- bordit drejtues dhe drejtorit të korporatës dhe
- nënpunësve të korporatës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Shoqeria aksionare   Sat Oct 22, 2011 10:07 pm

1.2.1 AKSIONARËT


Personat të cilët i blejnë aksionet quhen aksionarë. Çdo aksionar i cili e ka paguar kuotën e tij merr pjesë në kapitalin e shoqërisë me një apo më shumë fletëaksione, aksionari e fiton të drejten e pjesëmarrjes në pajtim me rregullat dhe statutin e shoqërisë për ndarjen e fitimit të shoqërisë aksionare pjesën të cilën në fund të vitit afarist e përcakton kuvendi i shoqërisë.
Pjesa e fitimit vjetor të cilin e merr pronari i fletaksionit, proporcionalisht me numrin e fletaksioneve quhet dividendë.
Aksioni është shkresë përkatësisht dokumenti i aksionarit për depozitimin e mjeteve të caktuara në shoqërinë aksionare, ndërsa, fletaksioni është forma juridike e aksionit i cili, atij i jepet si argument për pronësinë në aksionin e caktuar ose për autorizimet e tia lidhur me të.
Blerja e aksionit është formë e posaçme e plasmanit të kapitalit monetar me synim te realizimit të fitimit të caktuar, i cili quhet “dividendë”.
Dividenda është e hyrë e cila realizohet në bazë të prosedimit të numrit të caktuar të aksioneve.
Lartësia e dividendës, fillimisht, nuk mund të dihet por mund të supozohet dhe, varet nga rezulatet biznesore të shoqërisë aksionare, motivi themelor për blerjen e aksionarëve është realzimi i dividendës. Në anën tjetër, aksionet emitohen me synim të realizimit të kapitalit themelor për realizmin e fitimeve të pritura. Aksioni i blerë mund të disponohet në formë të fletaksionit ashtu siç disponohet me pronën private. Ky aksion i blerë mund të shitet në tregun e kapitalit, me indosament apo në mënyrë tjetër, të caktuar me aktin e formimit të shoqërisë aksionare përkatëse.
Nëpërmjet shitblerjes të aksioneve formohet kapitali aksionar. Aksionari nuk ka të drejtë për të marrë mjetet e paguara për aksion apo aksionin mund ta shes ose në mënyrë, që mjetet e dhëna për të mund t’i merr. Aksioni pos me para mund të paguhet edhe më shërbime të caktuara me aktin e kuvendit të përgjithshëm të aksionarëve.
Aksioni mund të jetë (classes of shares):

- preferncial;
- ordinar (i zakonshëm);
- themelues;
- restriktiv (i pa të drejtë vote);
- stock apo i mallit dhe
- i kapitalit rezervë

- preferencial - e autorizon titullarin e tij për inkasimin e dividendëve me
përparësi nga aksionarët e klasave tjera;
- ordinar (i zakonshëm) - realizohet në kushte të njëjta të klasës së caktuar
konformë me rregullat aplikative të shoqërisë aksionare përkatëse; aksioni
ordinar nuk reflekton autorizime speciale për aksionarin e tij;
- themelues (founders) - i cili në masë të konsideruar përkon me aksionin
preferncial, sepse, është aksion i aksionarit, i cili, është një nga themeluesit
e shoqërisë aksionare të caktuar dhe, për aq mëton (në bazë) për përparësi
të konsideruara;
- restriktiv – si i tillë, mund të kontraktohet ndërmjet aksionarit, në një anë
dhe, shoqërisë aksionare të caktuar në anën tjetër; në rast të tillë, aksionari
nuk do të ishte i motivuar për investim në aksione për hir të shkallës së
interesit;
- stock apo i mallit, paguhet nëpërmjet konvertimit të mallit (çertifikata për
mallin e konvertuar në aksion, mund të sherbej si instrument negociator
(negoliable instrument) dhe,
- i kapitalit rezerv (reserve capital share) - shërben për sigurimin e kapitalit
rezervë për shoqërinë aksionare ndërsa, aksionarit resepktiv, si e drejtë në
të dhe në benifitet derivative. (on of others forms of share’s payment, might
be SERVICES RENDERED TO THE COMAN).



Të drejtat e aksionarëve janë:

- të marrë si dividendë një pjesë të tepricës, nëse mbledhja e përgjithshme e aksionarëve e deklaron dividendin ose nëse shoqëria lejohet të paguajë, që në të vërtët e paguan dividentin;
- të marrë shpërndarje proporcionale pro-rata të pasurisë neto të shoqërisë kur ajo likuidohet sipas ligjeve dhe rregulloreve mbi falimentimin, pengun dhe paaftësinë për të paguar;
- të marrë aksione falas në zmadhimin e kapitalin themelor të shoqërisë aksionare, në mënyrë që zmadhimi i kapitalit themelor të mos zvogëlojë vlerën e intereave të tyre në shoqëri;
- të drejtën e parablerjes së aksioneve të emetuara nga shoqëria, përveç kur parashikohet ndryshe nga statuti i saj ;
- të lërë trashëgim të gjitha aksionet apo një pjesë të tyre personave fizikë dhe juridik, perveç kur parashikohet ndryshe nga statuti i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar;
- t’u shesë apo në një mënyrë tjetër tu transferojë aksionet personave fizikë ose juridikë, përveç kur parashikohet ndryshe nga statuti i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar;
- të marrë pjesë në të gjitha kuvendet (mbledhjet) e përgjithshme të aksioneve dhe të votojnë, në mënyrë të rregullt për çështjet që shtrohen në këto mbledhje, përveç kur parashikohet ndryshe nga statuti për sa i përket kategorive të veçanta të aksioarve;
- të marrë të gjitha informacionin publik të nxjerrë nga shoqëria në lidhje me veprimtarinë e saj duke përfshirë të drejtën e marrjes së dëftesave financiare dhe dokumentave të tjera siç parashikohet në statutin e shoqërisë.


Gjykatat kompetente janë të autorizuara të zgjidhin konfliktet midis aksionarëve, midis aksionarëe dhe shoqërisë, midis aksionarëve dhe nënpunësve e drejtuesve të shoqërisë. Megjithatë nëse parashikohet në statut. Dokument tjetër themelues ose në marrëveshjen për nënshkrimin e aksioneve, këto mosmarrëveshje do të zgjidhen me anë të arbitrazhit privat apo metodave të tjera alternative për zgjefhjen e konflikteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Shoqeria aksionare   Sat Oct 22, 2011 10:07 pm

1.2.2 AUTORIZIMET


Autorizimet janë instrumente financiare (letra derivative) të cilat emetohen nga ndonjë ndërmarrje ose kompani, që u japin mbajtësve të drejtën për të blerë një numër të dhënë të aksioneve të kompanisë me një çmim të vendosur mbrenda një periudhe të dhënë.
Investitorët shpesh parapëlqejnë të investojnë në autorizime, sepse ato shiten me një çmim më të ulët se çmimi i aksionit të zakonshëm. Investitori duke blerë autorizimin në vend të aksionit të zakonshëm krijon mundësinë për të fituar më shumë.

Pala që autorizon, autorizuesi, të autorizuarin e vet e pajis me korpusin e autorizimeve të caktuara më parë.
Autorizuesi, të autorizuarin mund ta autorizojë pjesërisht për ushtrimin e punëve juridike të caktuara. Në rastin e parë, jepet autorizimi i kufizuar e, në të dytin , jepet autorizim gjeneral. Autorizuesi mund të jep autorizimin e vet gojarisht në procesverbal gjatë procedurës të çështjes juridike apo në formë të shkruar. Në çështjet juridike të ndërlikuara dhe me vlerë të lartë të çështjes juridike apo në formë të shkruar. Në çeshjet juridike zakonisht, kërkohet autorizimi i shkruar madje dhe i legalizuar. Autorizuesi në çdo kohë, mund të tërheq autorizimin e dhënë nga i autorizuari i vet.
Për të autorizuarin që nuk është avokat, vëllimin dhe përmbajtjen e autorizimeve e cakton autorizuesi.
Kur autorizuesi nuk ia përkufizon autorizimin avokatit të angazhuar, autorizimi i avokatit trajtohet në vëllimin e përcaktuar me ligj. Autorizuesi analfabet apo autorizuesi që nuk është në gjendje për të nënshkruar akt-autorizimin e shkruar, atë e vërteton me shenjën e gishtit tregues të dorës së djathtë. Në raste të tilla, kur i autorizuari nuk është avokat, akt-autorizimin duhet të vërtetojnë edhe dy dëshmitarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Shoqeria aksionare   Sat Oct 22, 2011 10:08 pm

1.2.3 ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI


Në shoqëritë aksionare dallohet funksionimi i qeverisjes, menaxhimit apo i drejtimit, i mbikëqyrjes dhe i vendosjes. Me shoqëritë aksionare komanditore, esencialisht, qeverisin aksionarët komplementarë, me atë që administrimi faktik ushtrohet nëprpmjet këshillave (bordeve) drejtues dhe drejtorit të përgjithshëm.

Këshilli drejtues (bordi drejtues) i shoqërisë aksionare përbëhet nga numri tek i anëtarëve të emëruar me mandat të caktuar me aktin e krijimit. Anëtarët e këshillit (bordit) drejtues të shoqërisë aksionare, emërohen nga kuvendi i përgjithshëm i shoqrisë aksionare. Çështja e emërtimit të sërishëm dhe e shkarkimit të parakohshëm përcaktohet me statut.
Edhe subjektet juridike (entitet legal) mund të jenë anëtarë të këshillit drejtues të shoqërisë të aksionarve, mirëpo, ajo duhet t’i caktojë përfaqësuesit e vet në të, si persona fizik (entitet natyral). Anëtëri i këshillit drejtues, për punën e vet mund të shpërblehet konformë me kriteret për pagesa të përcaktuara me aktin juridik të përgjithshëm për paga.
Anëtari i këshillit drejtues nuk ka autorizime individuale.
Këshilli drejtues, në procedurë të caktuar me aktin(vendimin përkatësisht kontratën ) për krijimin e shoqërisë aksionare respektivisht me statutin e saj, e emëron dhe e shkarkon drejtorin e përgjithshëm të shoqërisë aksionare.
Autorizimet e drejtorit të përgjithshëm përcaktohen me ligj përkatësisht me statut të shoqërisë aksionare, konstatojnë në:

• prezantimin dhe në reprezentimin e shoqërisë aksionare;
• drejtimin përkatësisht në administrimin dhe në koordinimin e aktiviteteve
të shoqërisë aksionare;
• organizimin e punëve dhe veprimtarisë së shoqërisë aksionare;
• zbatimin e ligjit, statutit dhe dispozitave ligjore dhe nënligjore të cilat i
referohen shoqërisë aksionaresi dhe
• konform me ligjin, në implementimin e vendimeve të kuvendit të
përgjithshëm të aksionarëve dhe të këshillit drejtues të shoqërisë aksionare
të cilën e drejton.




Këshilli drejtues (bordi drejtues) i shoqërisë aksionare, për çështjet më të rëndësishme të shoqërisë aksionare, në mënyrën e përcaktuar në statut, vendos me shumicën absolute, të kualifikuar apo me shumicën relative të të gjithë anëtarëve të vet. Në raste të caktuara, shoqërinë aksionare e udhëheqë direktoriumi dhe këshilli mbikqyrës. Ai sistem i udhëheqjes e heq dallimin pa mjaftsisht të qartë ndërmëjt udhëhëqjes së përgjithshme të cilen e zbaton drejtori apo kryetari dhe të qeverisjes që zbaton këshilli drejtues, në atë mënyrë që, të gjitha autorizimet e udhëheqjes i përqendron në një organ, në direktorium, ashtu që, pos tij, ekziston edhe këshilli drejtues, i cili, ushtron mbi mbikëqyrje pa ndërhyrje në çështjet e udhëheqjes.
Direktoriumi, zakonisht përbëhet nga numri i caktuar me statutin e shoqërisë aksionare të zgjedhur prej aksionarëve me më shumë aksione eventualisht edhe jashtë radhës së tyre.
Këshilli mbikëqyrës, komformë me statutin, e auditon direktoriumit si dhe administratën e shoqërisë aksionare, ndërkaq, sipas propozimit të tij, kuvendi i përgjithshëm, direktoriumin mund ta shkarkojë edhe para skadimit të mandatit. Direktoriumi, ndaj drejtorit të përgjithëshëm, disponon autorizime më të gjëra për udhëheqje të punëve të shoqërisë aksionare përcaktohet retheve parimi udhëheqës e drejtues i direktoriumit, i kryesit dhe anëtarëve të tij. Cilësia e anëtarit të këshillit mbikëqyrës është me atë të anëtarit të direktoriumit të shoqërisë aksionare. Kushtet e emërimit, të zgjatjes së funksionit, përtrirjes, të kourimit apo shpërblimit për punë, ngjashëm me ato të këshillit drejtues, përcaktonhen me statutin e shoqërisë aksionare.
Këshlli mbikëqyrës, nga anëtarët e vet, zgjedhë kryetarin eventualisht nënkryetarin apo disa sish të cilët duhet të jenë(persona fizik) me detyra të caktuara me statut. Subjektet që e drejtojnë shoqërinë aksionare janë të përgjegjshëm ndaj saj dhe ndaj subjekteve tjerë në mënyrën e përcaktuar me ligj dhe me statut e veçanërisht për mashtrime, për cenime të statutit apo ligjit. Përgjegjësia personale dhe individuale shëndrohet në përgjegjësi solidare poqëse bëhet cenimi i normës juridike të caktuar në mënyrë të përbashkët. Organizimi dhe zbatimi i funksionit udhëheqës apo qeverisës, drejtues dhe vendosës, ngjashëm me këtë, aplikohet edhe në shoqëritë aksionare komanditore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shoqeria aksionare   Today at 8:16 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shoqeria aksionare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Burbuqe Thaçi: Sherri i mikut të mirë në ditët e vështira!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Menaxhment Ndërkombëtar-
Kërce tek: