Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ekonomite nacionale dhe globalizmi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12818
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Ekonomite nacionale dhe globalizmi   Sat Oct 22, 2011 9:27 pm

Ekonomitë nacionale dhe globalizimi

Nga Agim Mamuti - Shqipmedia
http://www.shqipmedia.com/2009/04/ekonomit...he-globalizimi/

Globalizimi është term i cili shfrytëzohet për t’i përshkruar ndryshimet në shoqëritë dhe ekonominë botërore si rezultat i rritjes dramatike të tregtisë dhe shkëmbimit kulturor.
Në kontekst specifik ekonomik, globalizimi i përshkruhet efekteve të liberalizimit tregtarë, gjegjësisht tregtisë së lirë. Ndërmjet viteve 1910 dhe 1950, pas një sërë problemesh politike, ekonomike dhe disa kolapseve, rëndësia dhe intensiteti i shkëmbimit tregtarë ranë në minimum. Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, ekonomia botërore u përforcua dhe në mënyrë dramatike u zhvillua, dhe e gjithë ajo me ndihmën e institucioneve dhe programeve ndërkombëtare ekonomike. Në periudhën e viteve të 70-ta, efektet e këtij shkëmbimi u bënë më të dukshme, gjegjësisht u theksuan edhe anët pozitive edhe ato negative të këtij procesi.
Aktorja amerikane Xhoan Kraford në një rast pat thënë: “Gjëja e vetme e keqe për të folur për ju është ajo kur nuk flasin aspak për ju”. Vendet, kufijtë e të cilave duhej që të hapen nën presionin e forcave të tregtisë dhe financave botërore, mund të thuan diçka të ngjashme: gjëja e vetme e keqe për hapjen e ekonomisë suaj është mos hapja e sajë.
Shumë kritikues të globalizimit thonë se ai është shkaku kryesor i varfërisë, se i hapi vendet në zhvillim për eksploatim nga ana e korporatave të mëdha të huaja, dhe se ai ndikon që njerëzit në vendet e pasura t’i humbin vendet e tyre të punës kur importimet e lira nga jashtë i bankrotojnë kompanitë e tyre. Ata, gjithashtu, i kritikojnë të huajt për blerjen e kompanive lokale dhe krijimin e botës së homogjenizuar të udhëhequr nga korporatat multinacionale të cilat nuk përgjigjen para asnjë qeverie. Duhet të thuhet se kapitalizmi në asnjë rast nuk është sistem perfekt. Njerëzit humbin vendet e punës, ndërsa disa përfitojnë shumë më tepër se të tjerët. Në ekonomitë e centralizuara socialiste, puna dhe lartësia fikse e të ardhurave janë të garantuara gjatë gjithë jetës; në ekonomitë kapitaliste asgjë nuk është e garantuar, veзanërisht jo barabarësia e të ardhurave.
Globalizimi, me të gjitha të metat, ju ndihmon ekonomive për zhvillimin e tyre – kjo nënkupton përmirësim të standardit të jetesës për bilionë njerëz anembanë botës. Indeksi për zhvillimin human të Kombeve të bashkuara (Human Development Index), indikator i arsimimit, mirëqenies dhe standardit të jetesës në vendet e botës, tregon se gjatë viteve të fundit, më shumë se një bilion njerëz anembanë botës i kanë ikur varfërisë totale si rezultat i zhvillimit ekonomik. Ata vende të cilat e kanë pranuar globalizimin, veзanërisht vendet e Botës së Tretë, kanë pasur zhvillim ekonomik, mesatarisht, për 50% më të madh se vendet të cilat kanë qëndruar me kufij të mbyllur. Globalizimi, patjetër duhet të theksohet, shkon në favor të disa njerëzve të caktuar më shumë sesa të tjerëve. Qasja deri tek teknologjia dhe kapitali krijoi shumë vende të punës për punëtorët e vendeve në zhvillim, ndërsa edhe ata vende dhe kompani të cilat ofronin teknologji dhe kapital për shitje gjithashtu patën dobi të madhe nga globalizimi.
Ekonomitë nacionale
Të gjitha vendet kërkojnë mirëqenie për popullatën e tyre. Një ndër mënyrat e arritjes së këtij qëllimi janë edhe lidhjet ekonomike ndërkombëtare, sikur që janë tregtia dhe investimet. Në dekadat e fundit, lëvizja e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit jashtë kufijve shtetëror është zhvilluar shumë. Për këtë shkak, ekonomia dhe tregtia ndërkombëtare janë sfera të cilat bëhen të rëndësishme për konflikte dhe bashkëpunime politike ndërmjet shteteve në botë. Njëkohësisht rritet edhe vala e protestave ndërkombëtare kundër globalizimit ekonomik. Gjatë dekadës së parë pas Luftës së Dytë Botërore, marrëveshjet ndërkombëtare ju lejonin shteteve që t’i mbrojnë ekonomitë e tyre nga konkurrenca e jashtme (proteksionizëm). Kjo bëhej me anë të ndërmarrjes së këtyre masave: dogana të larta, subvencione dhe kuota të caktuara për importim. Nga vitet e 60-ta, vendet e pasura perëndimore punonin në drejtim të uljes së këtij proteksionizmi, veзanërisht uljes së doganave. Kufijtë ngadalë po hapeshin për rritjen e shkëmbimit të mallrave, shërbimeve dhe investimeve.
Është rëndë që të binden anti-globalistët se tregtia i bën të dy anët më të pasur, edhe pse kjo është e vërtetë. Duhet vetëm t’i shikojmë vendet e pasura gjatë historisë, dhe do të shohim se ato kombe që i kanë hapur kufijtë me kohë – kanë përparuar. Pasuria e madhe vjen nga shkëmbimi, dhe për atë ekziston arsyetim. Asnjë vend në botë nuk do të shitje jashtë nëse nuk do të kishte profit. Ky profit pastaj shfrytëzohet për të përmirësuar standardin e jetesës ose ekonomisë në tërësi. Kur një vend do të vendosë që ta mbrojë ekonominë e tij me ngritjen e barrierave artificiale tregtare, rezultati zakonisht është i dëmshëm për të gjithë. Ekonomia nacionale është një ndër nevojat vitale për një shtet si element kryesorë për ndërtimin e interesit nacional në shoqëri. Gjatë ndërtimit të shoqërive, përveз shtyllës politiko-sociale për mëvetësi dhe shtet sovran me të gjitha normat juridike dhe institucionale, ekonomia është bërthama kryesore për atë qelizë shoqërore. Зdo shtet ndërton shenjë financiare të mbrojtur nacionale-ekonomike, përkatësisht valutë nacionale. Valuta nacionale mundëson që të kryhen marrëdhëniet ekonomiko-tregtare me vendet tjera.
Ekonomitë nacionale mund të ndërtohen edhe si bashkim interesash të më shumë shteteve të bashkuara në unione për shkëmbim tregtar të mallrave dhe zhvillim ekonomik. Një union i atillë është edhe Bashkimi Evropian i cili paraqet union ekonomiko-monetar të shteteve evropiane në të cilën janë formuar edhe organizata regjionale ekonomike.
Kush e shkakton gepin ndërmjet të ardhurave të vendeve të varfra dhe vendeve të pasura?
Edhe pse duket e pamundur, vlera neto e dhjetë personave më të pasur në botë është më e madhe se përfitimi i përgjithshëm vjetor i të gjithë njerëzve që jetojnë në vendet në zhvillim. Ekonomia e viteve të fundit gjeneroi pasuri enorme, veзanërisht në vendet e pasura industriale. Mirëpo, зfarë efekti kishte kjo pasuri tek vendet më të varfra të botës? Gjatë fundit të shekullit të kaluar, gepi ndërmjet vendeve më të pasura dhe më të varfra në botë u bë edhe më i theksuar. Përderisa disa vende në mënyrë marramendëse pasuroheshin, të tjerat mundoheshin që të mbajnë hapin aktual të zhvillimit – ndërsa disa bëheshin më të varfra. Për shembull, gjatë vitit 1950 Mozambiku kishte 1.000 dollarë amerikan të ardhura për kokë banori, ndërsa gjatë fundit të viteve 90-ta të ardhurat për kokë banori ishin më pak se 800 dollarë amerikan. Në ndërkohë, të ardhurat për kokë banori në SHBA, Japoni dhe Zvicër u rritën nga 12.000 në më shumë se 30.000 dollarë amerikan.
Gepi ndërmjet të ardhurave nuk e paraqet vetëm krahasimin e rrogave, por e shpreh edhe gepin e theksuar të cilësisë së jetesës ndërmjet vendeve të pasura dhe të varfra. Në Indi, më shumë se një e treta e grave asnjëherë nuk kanë mësuar të lexojnë. Në vendet e varfra të Meksikos, një nga pesë fëmijët largohet nga shkolla ende pa mos arrit deri në klasë të gjashtë. Në Nigeri dhe Keni, mungesën e rrymës elektrike e përjetojnë për зdo ditë regjionet e varfra, ku edhe në spitale ndodh që gjatë operimeve të mos ketë rrymë. Më shumë se një bilion njerëz nuk kanë qasje deri tek uji i pijshëm. Udhëheqja e keqe me ekonominë dhe politikën, gjithashtu është një ndër shkaqet për varfërinë në Botën e Tretë. Për shembull, ngarkesa e madhe e borxhit të Botës së Tretë është rezultat i këshillave të cilat qeveritë e varfra i merrnin nga bankat e vendeve të zhvilluara që të rrezikojnë të huazojnë para “të lira” – me shpresë se do të ndërtojnë infrastrukturë dhe industri të mëdha të cilat do të prodhonin për eksportim i cili më pas do të mundësonte që të paguhen borxhet. Për shembull, Brazili kishte një ndër normat më të larta të zhvillimit gjatë viteve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta dhe ekonomia e tij prodhonte tepricë të ushqimit, veshjes dhe disa prodhime tjera. Ai arriti që të kalojë, nga një komb i varfër dhe i pazhvilluar, në vendin e tetë nga ekonomia botërore. Atëherë kamatat në mënyrë enorme u rritën, ndërsa rritja e зmimit të naftës e detyruan vendin që të huazojë për ta paguar importin e naftës. Menaxhimi i keq i ekonomisë arriti që të rriten normat e inflacionit dhe të ketë stagnim ekonomik.
Xhozef Stiglic për globalizimin
Profesori nga universiteti “Kolumbia” i Nju-Jorkut ka qëndrim interesant për globalizimin si dhe dobitë dhe efektet negative që i shkakton ai. Në veprën e tij “Globalizimi dhe pakënaqësia nga ai”, Stiglic bën dallimin ndërmjet globalizimit të mirë dhe të dëmshëm. Polemikat e tij, para se gjithash, i ndërlidh me Fondin monetar ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën botërore (BB) dhe me faktin se shtetet të cilat nuk u janë përmbajtur direktivave të tyre kanë arritur që t’i ndjejnë dobitë dhe efektet pozitive të procesit të quajtur globalizim. Për dallim nga ato, vendet më pak të zhvilluara, ndër të cilat edhe vendi ynë ende mundohen në baltën të cilën FMN dhe BB e krijuan duke i favorizuar interesat e aksionarit të tyre më të madh – SHBA.
Xhozef Stiglic konstaton se në procesin e tanishëm të globalizimit kemi sistem të qeverisjes globale pa një Qeveri globale. Institucionet ndërkombëtare sikur Organizata botërore tregtare, FMN, BB dhe të tjera, krijojnë sistem ad-hok të qeverisjes globale, mirëpo ai është shumë larg qeverisë globale dhe nuk siguron përgjegjësi demokratike. Me sa duket kjo është më mirë sesa të mos ketë aspak sistem. Mirëpo, ky sistem është strukturuar në atë mënyrë që nuk i shërben interesit publik dhe nuk siguron drejtësi. Sipas Stiglic, fshehtësia e politikës “sunflower” të SHBA-ve duhet që ta zbulojmë përmes disa krimeve të rënda financiare sikur që janë fshehja e tatimit dhe larja e parave të cilat do të ishin shkaku i vetëm për jo transparencën e FMN-së. Me fjalë tjera, duket se ata vetëm donin ta mbulojnë krimin me të cilinë në mënyrë “legale” e terrorizojnë botën në zhvillim. Shumë institucione financiare do të duhej që menjëherë të mbyllen për shkak të shmangieve të shumta të kornizës ligjore, mirëpo si duket hapi i atillë nuk ju përshtatet shteteve të mëdha, e në veзanti SHBA-ve.
Ekziston edhe një aspekt tjetër i pasojave të 11 shtatorit i cili duhet të përmendet. SHBA veз më ishin në recesion, mirëpo sulmi edhe më shumë e rëndoi situatën. Ndërsa, me globalizimin, politika makroekonomike gabimisht e menaxhuar në SHBA ka pasoja globale. Vendet në zhvillim u thuan vendeve të industrializuara: “Kur ju përballoheni me recesionin, atëherë ju e zbatoni recetën nga librat ekonomik: miratoni politika ekspansive monetare dhe fiskale. Mirëpo, kur ne përballohemi me recesionin, ju insistoni në politika të kundërta. Për ju deficitet janë gjë normale, ndërsa për ne ato janë të pa lejueshme” – përfundon Stiglic.

Autori është magjistrant (MSc.) i studimeve ekonomike evropiane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
Ekonomite nacionale dhe globalizmi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?!
» Iljaz Ramajli president, zgjedhjet nacionale më vitin 2013
» Enver Bytyçi:Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Administrim Biznesi-
Kërce tek: