Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Oferta Publike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 8:51 pm

AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE



OFERTA PUBLIKE




(MATERIAL EDUKUES)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 8:52 pm

Hyrje
Pjesa I. Konsiderata te Pergjithshme
1. Kuptimi mbi oferten fillestare publike
2. Pse nje IPO ?
3. IPO nga pikepamja e investitorit
4. Avantazhet dhe disavantazhet per nje shoqeri me oferte publike
5. Nenshkrimi
6. Kosto e IPO-se
7. Hapat per fillimin e nje IPO-je


Pjesa II. Procedurat per kryerjen e nje IPO-je
1. Mbledhja shumepaleshe
2. Zgjedhja e formes se pershtatshme te deklarates se rregjistrimit
3. Pergatitja e deklarates se regjistrimit
4. Pregatitja e procedurave per punen pergatitore-perfundimtare (due diligence)
5. Plotesimi i deklarates se rregjistrimit dhe AMF.
6. Pergjigjja e AMF dhe pergatitja e deklarates se amenduar te regjistrimit.
7. Fillimi i perpjekjeve per shitjen
8. Negocimi dhe nenshkrimi i cmimit dhe marreveshja e nenshkrimit
9. Miratimi i prospektusit
10. Mbyllja e IPO-se.
11. Mbi raportimin e perdorimit te te hyrave nga IPO-ja
12. Fusha e zbatimti te procedurave per oferten publike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 8:53 pm

Hyrje
Procesi i krijimit te shoqerive aksionere publike nepermjet ofertes ne publik te letrave me vlere
eshte nje fenomen i ri per kushtet shqiptare, proces i cili kerkon njohuri dhe njohje te
procedurave. Per kete arsye, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), nepermjet ketij
materiali informues synon t'u vije ne ndihme si subjekteve qe do te realizojne kete oferte
publike, ashtu edhe publikut investues, te cilet duhet te jene te ndergjegjshem per te marre
pjese ne kete proces investimi.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me pergjegjesine per te mbrojtur investitoret, synon ne
procedura te rregullta e te drejta ne lidhje me oferten publike, ne mbeshtetje te ligjit nr. 8080
"Mbi letrat me vlere" dhe rregulloret qe burojne prej tij, vecanerisht ne rregulloren "Mbi
prospektusin" dhe "Detyrimin per informim te vazhdueshem".
Nepermjet ketij materiali do te perpiqemi te tregojme se:
- c'eshte oferta publike,
- cilat jane avantazhet dhe disavantazhet per t'u shndëruar ne nje shoqeri aksionere me oferte
publike,
- hapat per fillimin e nje IPO-je
- dhe, vecanerisht procedurat per realizimin e IPO-se dhe rolin qe ka AMF ne keto
procedura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 8:55 pm

I. Konsiderata te Pergjithshme
1. Kuptimi mbi oferten fillestare publike
Nevoja per shtimin e kapitalit eshte e lidhur me nevojen per zgjerimin e aktivitetit dhe
permiresimin e teknologjise, me synimin per t'u bere nje konkurrent i fuqishem ne treg. Nje
nga menyrat per rritjen e kapitalit, eshte emetimi dhe shitja letrave te reja me vlere nga ana e
shoqerise. Keto emetime te reja, qe mund te jene emetime aksionesh, obligacionesh apo letrash
te tjera me vlere, zakonisht tregtohen ne publik, ne ate qe quhet tregu primar.
Emetimet e tregut primar mund te ofrohen per shitje ne dy menyra, nepermejt:
1) Ofertes publike (public offering) qe perfaqeson nje ofrim per shitje te letrave me vlere ne
publik (minimumi 100 veteve, sipas ligjit 8080)
2) Alokimit direkt (private placement), qe perfaqeson nje oferte per shitje te letrave me vlere
direkt vetem nje grupi te vogel investitoresh te medhenj, ose nje numri te kufizuar
investitoresh institucionale.
Termi oferte publike perfshin:
1) Oferten fillestare publike ose IPO, qe perfaqeson shitjen per here te pare ne publik te
aksioneve te nje shoqerie, e cila mund te jete nje ndermarrje qe privatizohet, apo nga nje
shoqeri private qe krijohet si shoqeri aksionere publike.
2) Oferten primare (primary offering or seasoned new issues) qe perfaqeson nje ofrim
letrash te reja me vlere nga shoqerite qe tashme jane ne treg. Keshtu, pas ofertes fillestare
ne publik, shoqeria aksionere mund te ofroje here pas here emetime te reja ne publik.
Ne ligjin 8080 "Mbi letrat me vlere" - Oferta publike perkufizohet si me poshte:
thuhet se nje person ofron letra me vlere, nese ai fton dike tjeter per te lidhur nje
marreveshje me qellim nenshkrimin apo zoterimin e ndonje letre me vlere, ose kur ai
fton nje person tjeter te kryeje nje oferte te tille.
Nje oferte letrash me vlere quhet publike kur ajo i behet me shume se 100
personave.

2. Pse nje IPO ?
Nje IPO mund te ofrohet ne publik si gjate procesit te privatizimit te ndermarrjeve (si nje
menyre privatizimi), ashtu dhe gjate krijimit te shoqerive aksionere publike.
Privatizimi i ndermarrjeve me kapital shteteror nepermjet IPO-se do te siguronte:
- nje pjesemarrje me te gjere te publikut investues ne procesin e privatizimit, qe do te thote
rritje e numrit te aksionereve.
- nje transparence me te plote ne privatizim, sepse ndermarrja qe pergatitet per oferte fillestare
publike ka nje detyrim me te madh per informimin e publikut, duke ndermarre nje sere hapash qe kane te bejne me: vleresimin e treguesve te pergjithshem, vleresimin e treguesve financiare,
treguesve ligjore, pergatitjen e prospektusit, etj.
- nje percaktim me real te cmimit te aksioneve, sepse jane mekanizmat e tregut ato qe do te
ndikojne ne kete percaktim real.
- nje shtim te burimeve kapitale, te nevojshme keto per fazen pas-privatizim, qe do te ndikonin
ne rritjen e produktivitetit te ketyre ndermarrjeve qe privatizohen (gjithmone nese keto burime
perdoren per investime produktive).
Nje IPO mund te ofrohet edhe gjate krijimit te nje shoqerie aksionere publike.
Arsyet per kete IPO jane te shumta, ku mund te permendim:
- nevoja per para per te zgjeruar aktivitetin dhe permiresuar teknologjine,
- nevoja per te blere shoqeri te tjera dhe per t'u fuqizuar,
- nevoja per te mos patur nje numer te kufizuar pronaresh ne shoqeri,
- nevoja per te rritur reputacionin e shoqerise.


3. IPO nga pikepamja e investitorit
Ka shume arsye, pse nje investitor do te deshironte te investonte ne aksione te nje shoqerie. Dy
arsyet baze jane: te fitoje nga shperndarja e dividenteve dhe nga rritja e vleres se aksioneve.
Investitoret motivohen per te blere emetime te reja aksionesh, sepse ata deshirojne te marrin
pjese ne mundesine potenciale te rritjes afat-gjate te nje shoqerie, ose te perfitojne nga rritjet e
cmimit te aksionit, gje e cila mund te ndodhe me nje IPO.
Zakonisht, nje shoqeri e re publike nuk shperndan dividente ne vitet e para dhe investitoret
duhet te jene te ndergjegjshem per kete.
Gjithashtu, investitoret private dhe institucionale, duhet te vleresojne nje sere faktoresh per te
percaktuar nese nje emetim i ri aksioni eshte ne gjendje te siguroje nje norme fitimi te
pranueshme mbi investimin e bere duke marre parasysh edhe riskun. Ne menyre qe IPO te jete
atraktive per investitoret duhet qe :
- shoqeria te kete nje plan bisnesi te qarte
- manaxhimi i shoqerise te jete kompetent dhe i drejte
- shoqeria te kete rritje potenciale dhe aftesi per te ruajtur shitje te larta dhe rritje ne fitime
- shoqeria perfshihet ne nje industri, e cila eshte atraktive per vendin, ku ekziston nje treg i
konsoliduar, dhe produktet e saj perputhen me interesat e tregut
Ruajtja dhe zhvillimi i ketyre karakteristikave do te ndikoje ne vleresimin e shoqerise si ne
kohen e ofertes fillestare, edhe me tej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 8:57 pm

4. Avantazhet dhe disavantazhet per nje shoqeri me oferte publike
Avantazhet
1. Aksesi per kapital afat-gjate. Avantazhi me i mire per nje oferte publike eshte rritja e
aksesit per te siguruar kapital me kushte te favorshme nga publiku. Burimet e kufizuara te
kapitalit te nje shoqerie ndikojne direkt ne kufizimin e rritjes se kapacitetit te fitimeve dhe
te zgjerimit te aktivitetit. Kurse nepermejt nje oferte ne publik, shoqeria ka mundesi te rrite burimet e financimit, dhe per me teper nje shoqeri publike e ka me te lehte te marre hua me
kushte favorizuese.
2. Permiresimi i kushteve financiare. Kur nje shoqeri shet aksionet ne publik, ajo siguron
fonde te perhershme, te cilat permiresojne situaten e saj financiare dhe rritin kapacitetin
huamarres.
3. Vlere tregu per letrat me vlere. Per aksionet e shperndara ne publik, kuotimi ditor i tregut
per aksionet tregon vleren qe publiku investues vendos per keto aksione.
4. Prestigji dhe informimi publik per bisnesin. Cdo aksioner eshte nje klient i mundshem.
Keshtu, shoqeria shpesh perfiton, kur aksionet zoterohen nga publiku, vecanerisht kur
shoqeria shet nje produkt ose sherbim. Sa me gjere te jene te shperndara aksionet, aq me e
larte eshte informimi i publikut per produktet dhe sherbimet e shoqeria.
5. Aftesia per te terhequr dhe mbajtur personat e rendesishem. Nese shoqeria eshte
publike, stimujt per te punesuarit dhe planet per perfitimet e tyre jane te percaktuara ne
marreveshjet e pronesise per te terhequr dhe mbajtur personelin me te mire. Keto plane u
ofrojne te punesuarve nje mundesi per te marre pjese ne pronesi dhe menyra per te marre
pjese ne rritjen e shoqeria, nepermejt rivleresimit te cmimit te aksionit. Jane nje avantazh
per te rekrutuar personelin e talentuar.
6. Akses me i thjeshte per te siguruar kapital shtese. Nese nje shoqeri dhe letrat e saj me
vlere jane te njohura ne publikun investues, eshte me e lehte per te siguruar kapital shtese
nga bankat, ofertat e obligacioneve, dhe ofertat shtese te aksioneve. Shoqerite e regjistruara
perdorin forma rregjistrimi me te thjeshta per kapitalin shtese.
Disavantazhet e IPO-se
1. Humbje e mundshme e kontrollit te drejtimit. Nese me shume se 50% e aksioneve te nje
shoqerie shiten tek disa individe jashte shoqerie, pronaret fillestare mund te humbin
kontrollin e shoqerise. Mirepo, nese aksionet e mbajtura nga publiku shperndahen
gjeresisht, drejtimi mund te ruaje kontrollin efektiv, megjithese zoteron me pak se 50% te
aksioneve. Shume shoqeri strukturojne ofertat e tyre, keshtu qe pas nje oferte fillestare,
themeluesi e ka akoma kontrollin dhe pas ofertave te tjera, dhe tere stafi i manaxhimit e
ruan akoma kontrollin.
2. Mungesa e konfidencialitetit. Deklarata e rregjistrimit dhe raportet pasardhese kerkojne
informim te vazhdueshem te shume fakteve te bisnesit te shoqerise, te aktivitetit dhe te
finances qe me pare nuk jane bere te njohura nga shoqeria. Disa aspekte te ndjeshme te
informimit do te duhet te jene ne dispozicion te konkurrenteve, klienteve dhe punonjesve
do te ishin, sic mund te jene: (1) kompensimi per nenpunesit dhe drejtoret, qe perfshin
shperblimet ne cash, disa skema perfitimi, (2) letrat me vlere qe mbahen nga nenpunesit, drejtoret dhe aksioneret kryesore (insiders), dhe (3) informacioni financiar i zgjeruar (p.sh.
pozicioni financiar, shitjet, kosto e shitjeve, fitimi bruto, te ardhurat neto, fluksi i parase).
3. Presioni per rezultate afat-shkurtra. Ne nje shoqeri jo publike, pronari/manaxheri i
bisnesit eshte i lire te veproje i pavarur; mirepo, kur shoqeria eshte e zoteruar publikisht,
pronari ben aq shume partnere, sa dhe aksionere ka shoqeria, dhe eshte pergjegjes per ta.
Aksioneret shpresojne ne rritje te shitjeve, fitimeve, ne rritje te cmimit te tregut per
aksionet dhe ne novacione te produktit. Keshtu, ne nje shoqeri publike, manaxhimi eshte
nen presion te vazhdueshem per te balancuar kerkesat per rritje brenda nje kohe te shkurter
me strategjite per arritjen e synimeve afat-gjata. Per me teper, shpesh paaftesia per te
plotesuar parashikimet e analisteve per fitime me afat te shkurter mund te godase
dramatikisht vleresimin afat-gjate te tregut per shoqerine.
4. Kerkesa per dividente. Pronaret e shoqerise jopublike konkludojne per te deklaruar
dividentet e bazuar mbi nje kombinim te nevojave te bisnesit dhe ato personale. Ndersa per
nje shoqeri publike, aksioneret mund te kerkojne qe manaxhimi te themeloje nje politike te
rregullt dividenti.
5. Mund te jene te kufizuar fleksibiliteti i bisnesit per te vepruar shpejt. Kerkesa qe bordi
i drejtoreve ose aksioneret votojne mbi ceshtje te caktuara, sic jane te vepruarit mbi bazen e
bashkimit apo shkrirjes, ose zgjedhja e nenpunesve shkaktojne vonesa dhe mund te cojne
ne humbjen e oportunitetit.
6. Ndryshimet ne kontabilitet. Shoqeria qe kerkon te kthehet ne publike duhet qe krahas me
auditimin e pasqyrave financiare ne perputhje me parimet e pranuara te kontabilitetit, te
jete ne perputhje me rregulloret e AMF per kontabilitetin dhe informimin e vazhdueshem
ne lidhje me shoqerite publike.
7. Kostot fillestare dhe kostot per shnderim ne shoqeri publike. Procesi i "shnderimit"
eshte i shtrenjte dhe kerkon kohe. Pregatitja e dokumentave te rregjistrimit eshte nje proces
i komplikuar qe kerkon kohe te shume njerezve brenda organizates dhe eksperte te jashtem.
Pasi shoqeria eshte bere publike, ajo eshte subjekt i kerkesave per raportim periodik prane
AMF. Keto raporte destinohen per te mbajtur informacion te azhornuar, dhe kerkojne staf
te pershtatshem financiar dhe asistence profesionale, duke e shtuar koston e shoqerise ne
berjen e bisnesit. Per me teper, kosto shtese mund te lindin per shoqerine ne rastin e
marredhenieve me publikun dhe komunikimit te brendshem me njerezit per te ruajtur
entuziazmin e investitoreve dhe per te asistuar ne pergatitjen e raporteve vjetore dhe
tremujore.
8. Pergjegjesite potenciale. Drejtimi i nje shoqerie publike detyrohet te ndjeke kerkesat e
ndryshme rregullatore per transaksionet ne lidhje me nenpunesit, drejtoret dhe aksioneret e
medhenj. Po keshtu, ka kufizime ne insider trading dhe perdorimin e informacionit
jopublik. Mungesa e plotesimit te ketyre detyrimeve mund te coje ne pergjegjesi per
kompanine dhe drejtoret e zyrtaret e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 8:59 pm

5. Nenshkrimi
Realizimi i nje oferte fillestare publike si per aksionet, ashtu dhe per obligacionet nga
ndermarrjet qe privatizohen, dhe nga organizatat private mund te behet nga ato vete pa
ndermjetesine e ndonje banke, apo ndermjetesi te specializuar. Dhe ne kete rast nuk ka ndonje
ligj apo rregull qe sherbimin e realizimit te ofertes publike duhet ta beje ne menyre te
domosdoshme nje banke apo dikush tjeter.
Kjo alternative eshte me pak e kushtueshme, dhe perfaqeson shitjen direkte te letrave me vlere
nga shoqeria tek investitoret potenciale. Ne pergjithesi, ofertat publike direkte jane te
pershtatshme per shoqerite e vogla, por edhe ne kete rast regjistrimi i tyre do te behet sipas
rregullave te vendosura per realizimin e ofertes publike.
Sot, ofertat publike direkte kane fituar popullaritet, sidomos nepermjet internetit. Avantazhi me
i rendesishem i tyre eshte : kosto me e ulet per te realizuar procesin e privatizimit apo per te
siguruar kapital shtese. Ndersa, disavantazhi kryesor i nje oferte publike direkte eshte se kjo
lloj oferte nuk siguron nje treg aktiv per shitjen e aksioneve dhe ndikon ndjeshem ne uljen e
likuiditetit te pasurise se shoqerise.
Edhe per shoqerine qe realizon nje oferte publike direkte, pavaresisht nga fakti se ajo e realizon
ate pa ndermjetesi, do te duhej angazhimi i nje specialisti te tregut te letrave me vlere, per te
mos krijuar premisa per lindjen e ndonje mosmarreveshje me AMF-në dhe per te siguruar
perputhje me ligjin dhe rregullat per letrat me vlere.
Megjithate, eksperienca ka treguar se ofertat publike ne menyren me tipike tregtohen nepermjet
nje 'nenshkruesi', i cili merr persiper nenshkrimin e tere shumes se emetimit, ose te nje pjese te
saj. Ne rolin e nenshkruesit mund te jete nje banke, ose zakonisht mund te jene disa banka qe
merren me tregtimin e letrave me vlere. Pikerisht per te ndare pergjegjesine ne emetimin e
aksioneve (per efekt te shperndarjes se riskut) bankat formojne nje sindikate nenshkrimi te
bankiereve, ku njera prej tyre ka rolin udheheqes ne sindikate.
Ka dy metoda te nenshkrimit te nje emetimi te letrave me vlere.
Sipas marreveshjes nenshkruese te garantimit (Firm commitment), banka qe vepron si
ndermjetese mes shoqerise dhe publikut ble letrat me vlere nga shoqeria emetuese dhe pastaj i
rishet ato ne publik. Firma emetuese ia shet letrat me vlere bankes (ose sindikates) nenshkruese
me nje cmim me te ulet se cmimi i percaktuar per kete oferte publike, ku diferenca mes cmimit
te ofertes dhe cmimit qe e ble nenshkruesi perfaqeson shumen qe sherben si kompensim per
nenshkruesin. Sipas kesaj marreveshjeje, nenshkruesi merr persiper riskun e plote (gjithmone,
ne varesi te kontrates se bere mes paleve), sepse aksionet ne fakt mund te mos shiten ne publik
me cmimin e ofertes te caktuar me pare.
Lloji tjeter i marreveshjes nenshkruese eshte ajo qe quhet marreveshja e perpjekjeve me te
mira (best- efforts agreement). Ne kete rast nje banke (nenshkruesi) bie dakord te ndihmoje
shoqerine per te shitur emetimin ne publik, por aktualisht nuk ble letrat me vlere. Banka vepron
thjesh si nje ndermjetes mes publikut dhe shoqerise dhe rrjedhimisht, nuk mban riskun e qenies
i paafte per te rishitur letrat me vlere te blera me cmimin e ofertes. Procedura e perpjekjeve me te mira eshte me e zakonshme per ofertat fillestare publike te aksioneve te zakonshme, ku
cmimi per pjese aksioni eshte me i vogel se ai i caktuar ne oferte.
6. Kosto e IPO-se
Krahas me ceshtjet e tjera, edhe kosto e ofertes fillestare publike eshte nje nga ceshtjet e
rendesishme, e cila duhet te merret ne konsiderate dhe te shihet ne varesi me gjendjen e çdo
shoqerie. Faktoret qe ndikojne ne kete kosto perfshijne madhesine e ofertes, aftesine e
shoqerise per te realizuar pa probleme dhe me eficience procesin e ofertes, e lidhur kjo me
pergatitjen e mjaftueshme per kete oferte publike dhe aftesine manaxhuese, si dhe me
asistencen e nevojshme per kete proces.
Oferta publike kerkon nje perfshirje te madhe te kohes te manaxhereve kryesore te shoqerise,
qe do te thote rritje te kostos se brendshme, kosto qe shpesh here mund te jete e veshtire per t'u
vleresuar ne sasi. Ne pergjithesi, perpjekjet dhe angazhimi serioz i manaxhimit ne kete proces,
rezulton ne kosto direkte te jashtme me te uleta.
Kostot e ndryshme te ofertes publike mund te ndahen ne dy grupe:
- Shpenzime per nenshkrimin
- kostot direkte.
Kostot direkte paguhen nga shoqeria pavaresisht nese oferta ka perfunduar apo jo, ndersa pjesa
me e madhe e shpenzimeve per nenshkruesit paguhet vetem nese oferta perfundon.
Shpenzimet per nenshkrimin. Keto shpenzime perfaqesojne pjesen me te madhe te kostos se
nje oferte publike. Ne menyre tipike ajo perbehet nga tre komponente:
• AMF ose diferenca mes cmimit te ofertes dhe cmimit te blerjes nga nenshkruesi. Zakonisht,
nga eksperienca e disa vendeve kjo diference varion nga 7-10 % te vleres bruto te ofertes.
Kjo shume, e cila mund te quhet kompensim per nenshkruesin, varet nga disa faktore, si:
madhesia e ofertes, gjendja e shoqerise dhe veshtiresite ne shitje, tipi i marreveshjes se
nenshkrimit dhe tipi i letres me vlere te ofruar.
• Rimbursimi i disa shpenzimeve direkte te neneshkruesit. Shpesh here, disa shpenzime te
nenshkruesit mund te rimbursohen ose ze pas zeri, ose bazuar ne nje perqindje, madhesia e
se ciles mund te jete deri ne 3 % te vleres bruto te ofertes.
• Kompensimi shtese qe mund t'i jepet nenshkruesit ne formen e (1) garancive (p.sh. te
drejtat per te blere aksione ne te ardhmen ne çmime te specifikuara, (2) aksioneve te
emetuara ne avance me nje çmim nen çmimin e ofertes publike, ose (3) te drejtes per
refuzimin e pare ne ofertat e ardhshme.
Kostot (tarifat) ligjore. Keto kosto jane te lidhura me gjithe procesin e rregjistrimit dhe
kryerjes se ofertes publike nga pikepamja ligjore. Ato ndryshojne ne varesi te kompleksitetit te
shoqerise, rregullsise se regjistrimeve te saj dhe kohes se nevojshme per te perpiluar dhe
plotesuar deklaraten e regjistrimit. Gjithashtu, kostot ligjore mund te ndikohen edhe nga
ndryshimet dhe amendamentet qe kerkohen nga AMF derisa deklarata e regjistrimit te behet efektive. Tarifat kontabel. Keto tarifa, qe lidhen direkt me Oferten Fillestare Publike (duke perjashtuar
kostot per ekspertet e pavarur kontabel te pasqyrave financiare) do te variojne ne varesi te
faktoreve te tille si: koha qe kontabilistet duhet te shpenzojne per te shqyrtuar pasqyren e
regjistrimit, niveli i kerkesave nga nenshkruesi per "komfort", nevoja per te shqyrtuar te dhenat
tremujore dhe nga problemet kontabel qe mund te lindin dhe jane te rendesishme per t'u
zgjidhur.
Kostot e printimit. Keto kosto ndryshojne ne varesi te: numrit te faqeve te dokumentave te
bera gati per regjistrim, nga ndryshimet e bera ne deklaraten e regjistrimit, madhesia e
prospektusve, etj.


7. Hapat per fillimin e nje IPO-je
- Zgjedhja e nenshkruesit
Nje nga ceshtjet kritike per oferten publike eshte zgjedhja e bankes qe do te sherbeje si
nenshkrues. Ky eshte nje proces qe mund te filloje gati 1 vit para se te realizohet oferta
publike. Zakonisht, ne rolin e nenshkruesit zgjidhet nje banke, e cila do te luaje dhe rolin
udheheqes ne nenshkrimin e ofertes.
Per te vleresuar nenshkruesin, shoqeria merr ne konsiderate:
- Eksperiencen qe ka nenshkruesi ne industrine ku operon dhe vete shoqeria, si dhe
eksperiencen ne letrat me vlere qe ofrohen
- Sherbimet e tjera qe mund te kryeje per llogari te shoqerise.
- Listen e klienteve, me te cilet nenshkruesi ka patur nenshkruar IPO, dhe nje opinion i
shoqerive te tjera ne lidhje me rezultat e nenshkrimit.
- Kapacitetin shperndares te nenshkruesit, duke mesuar nese ai do t'i shese aksionet tek
investitoret e medhenj institucionale, apo tek investitoret individuale, oferta do realizohet
mbi baze rajonale apo kombetare.
- Fleksibilitetin, ku nenshkruesi duhet te jete fleksibel me qellim qe te pershtase nevojat e
shoqerise me kushtet specifike te shitjes se letrave me vlere.
- Konkurrencen ne shpenzimet e nenshkrimit.
Por, nga ana tjeter, edhe nenshkruesi ben vleresimin e shoqerise, duke kryer nje investigim
paraprak per propozimin e bere per te ndermarre kete oferte. Nenshkruesi do te vleresoje si
informacionin cilesor dhe ate sasior mbi shoqerine dhe manaxhimin e saj, duke percaktuar nese
kjo shoqeri eshte nje kandidat atraktiv apo jo.
- Hapat per nenshkrimin e marreveshjes
Kur shoqeria ka zgjedhur banken nenshkruese, midis tyre do te diskutohet tipi i letrave me
vlere qe do te emetohen, nje parashikim mbi cmimin e ofertes dhe lloji i marreveshjes se
nenshkrimit.
Pasi eshte arritur marreveshja gojore mes te dy paleve, hartohet nje leter ne vemendje nga
nenshkruesi, e cila do te formalizoje kete nenshkrim. Kjo leter, do te jete baza e marreveshjes
se nenshkrimit. Ne pergjithesi, marreveshja e nenshkrimit nuk nenshkruhet deri ne daten
efektive te deklarates se regjistrimit.

Pasi arrihet mirekuptim paraprak mes shoqerise anonime dhe nenshkruesit, fillon procesi i
IPO-se ne kuptimin real. Shoqeria eshte subjekt i rregullave te nxjerra nga AMF ne lidhje me
publikimin e informacionit. Mundesia per te zgjeruar ndergjegjesimin e shoqerise, emrin e saj,
produktet dhe tregjet gjeografike do te kufizohen, meqe cdo publikim qe krijon nje tipar
favorizues per letrat me vlere te shoqerise para publikimit te prospektusit mund te konsiderohet
ilegal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 9:02 pm

II. Procedurat per kryerjen e nje IPO-je
Ne praktiken e vendeve perendimore, ne pergjithesi koha qe nevojitet nga momenti qe shoqeria
vendos te shnderrohet ne nje shoqeri publike deri ne momentin qe ajo do te grumbulloje te
ardhurat nga oferta fillestare publike eshte nga 3 - 5 muaj. Gjatesia e kesaj periudhe varet midis
te tjerash nga gadishmeria e shoqerise per t'u bere nje shoqeri publike, disponibiliteti i
informacionit per t'u bere i njohur ne deklaraten e rregjistrimit dhe nga kushtet e tregut.
Hapat baze te nje procesi IPO jane si me poshte:
1. Mbledhja shumepaleshe
Hapi i pare ne procesin e IPO-se eshte organizimi i nje mbledhje te perbashket shumepaleshe.
Ne kete mbledhje duhet te jane te pranishem te gjithe pjesemarresit e rregjistrimit - shoqeria
administruese, ekspertet kontabel te pavarur, nenshkruesit, avokatet e shoqerise qe do behet
publike, si dhe avokatet e nenshkruesve. Qellimi i kesaj mbledhjeje te pare eshte diskutimi i
natyres se ofertes dhe forma e pershtatshme e rregjistrimit qe kerkohet nga AMF, koordinimi i
pergjegjesive per deklaraten e rregjistrimit, hartimi i nje skeduli per datat e parashikuara te
plotesimit dhe dorezimit te deklarates dhe shkembimi i informacionit brenda grupit te punes.
Gjate procesit te IPO-se, mund te behen edhe mbledhje te tjera shumepaleshe per te diskutuar
cdo problem qe mund te linde, per te ripare deklaraten e rregjistrimit, dhe per te percaktuar
nese procesi i rregjistrimit po shkon sipas skedulit.
2. Zgjedhja e formes se pershtatshme te deklarates se rregjistrimit
Zgjedhja e formes se pershtatshme, e cila perdoret per qellime regjistrimi prane AMF-së,
perfaqeson plotesimin e nje prej rregullave te vendosura per kryerjen e procesit te IPO-se dhe
duhet te behet nga shoqeria ne konsultim me nenshkruesin dhe konsulentin.
Pasqyra tregon kerkesat qe permbajne dy format e rregjistrimit (per emetuesit e nivelit te pare
dhe emetuesit e nivelit te dyte) referuar ne kerkesat e listimit ne dy nivele te percaktuara ne
Rregulloren e Listimit te Burses se Tiranes.
Emetuesit e nivelit te Emetuesit e
Oferta Publike – Material Edukues AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
12
K E R K E S A T
Pare (Forma 1) Nivelit te dyte
(Forma 2)
Pasqyra e te ardhurave
Bilanci
Pasqyra e fluksit te parase
Fitimet per aksion
Analiza dhe konkluzionet e manaxhim
Te dhena financiare me selektim
Informacion financiar nga para bilanci
dhe pasqyra financiare
3 vjet
3 vjet
3 vjet
3 vjet
kerkohet
kerkohet
kerkohet
1 vit
1 vit
1 vit
1 vit
kerkohet
nuk kerkohet
nuk kerkohet
Forma baze per rregjistrim te IPO-se eshte Forma -1, ku perfshihen shoqerite anonime me vlere
tregu te kapitalit aksioner jo me pak se 50 milion leke. Sipas kerkesave te kesaj forme : pasqyra
e te ardhurave, bilanci, pasqyra e fluksit te parase duhet te jene te kontrolluara nga nje ekspert
kontabel i pavarur per tre vitet e fundit. (Vetem ne raste te vecanta AMF mund te pranoje edhe
per periudha me te shkurtra).
Per emetuesit e vegjel me vlere tregu te kapitalit aksioner jo me pak se 25 milion leke eshte
alternativa tjeter ne pasqyre, forma - 2, sipas se ciles : pasqyra e te ardhurave, bilanci, pasqyra
e fluksit te parase duhet te jene te kontrolluara nga nje ekspert kontabel i pavarur per vitin e
fundit financiar perpara plotesimit te deklarates se rregjistrimit.
3. Pergatitja e deklarates se regjistrimit
Pergatitja dhe plotesimi i deklarates se regjistrimit eshte relativisht i kompikuar, qe kerkon
kohe, eshte nje proces teknik qe kerkon planifikim dhe koordinim me qellim qe te ofroje
informacionin e specifikuar ne formen e kerkuar nga AMF, per ta perputhur ate me rregullat e
AMF-së. Ajo perfshin nje pune te madhe te bere nga manaxhimi i shoqerise, avokatet dhe
kontabilistet.
Deklarata e regjistrimit perbehet nga dy pjese. Pjesa e I permban fakte esenciale ne lidhje me
aktivitetin e bisnesit, kushtet financiare, si dhe manaxhimin e shoqerise, te cilat kerkohen te
perfshihet ne prospektus, dhe pjesa e II perfaqeson informacionin shtese, i cili nuk kerkohet te
perfshihet ne prospektus.
Ne perputhje me nenin 39 te ligjit 8080, shoqeria anonime duhet qe, jo me pak se 21 dite
perpara publikimit te prospektusit, te dorezoje nje kopje te tij per regjistrim (pra te plotesoje
deklaraten e regjistrimit) prane AMF-së. Dhe nuk mund te publikoje nje prospektus nje person
i paregjistruar nga AMF.
PJESA I - Informacioni qe kerkohet ne prospektus
Prospektusi duhet te pergatitet ne perputhje me Rregulloren e AMF "Mbi detyrimin per
pergatitjen e prospektit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 9:03 pm

Pjesa e pare e prospektusit - duhet te permbaje ne faqe te pare:
- emrin dhe adresen e emetuesit te letrave me vlere
- titullin "prospekt"
- letrat me vlere te ofruara, llojin, numrin dhe vleren nominale
- deklaraten e bere nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
- data e publikimit te prospektit.
Pjesa e dyte titullohet "Personat pergjegjes per prospektin dhe keshilltaret
Pjesa e trete permban te dhena mbi letrat me vlere me te cilat lidhet prospekti dhe oferta.
Pjesa e katert flet mbi informacionin e pergjithshem mbi emetuesin dhe kapitalin e tij.
Pjesa e peste perfshin aktivitetet kryesore te emetuesit.
Pjesa e gjashte perfaqeson nje pjese te rendesishme te prospektusit qe ka te beje me Poziten
financiare te emetuesit (bilanci dhe pasqyra e te ardhurave per tre vitet e fundit).
Pjesa e shtate pershkruan administrimin dhe drejtimin e emetuesit.
Pjesa e tete permban zhvillimet me te fundit ne veprimtarine e emetuesit dhe perspektivat e tij.
PJESA e II - Informacioni qe nuk kerkohet ne prospektus
Kjo pjese perfshin informimin ne lidhje me shpenzimet qe lidhen me emetimin dhe
shperndarjen e letrave me vlere, kompensimi i drejtoreve dhe nenpunesve te shoqerise, cdo
shitje e letrave me vlere te parregjistruara brenda tre viteve,etj.
4. Pregatitja e procedurave per punen pergatitore-perfundimtare (due diligence)
Gjate procesit te pergatitjes se deklarates se rregjistrimit, i tere stafi qe merret me IPO-ne do te
kryeje procedurat e nevojshme per te ofruar nje ambient te arsyeshem per besim, ku deklarata e
regjistrimit nuk duhet te permbaje informacion te pavertete dhe corientues. Keto procedura i
takojne kujdesit te duhur dhe kryhen ne pergjigje te ligjit 8080 "Mbi letrat me vlere" neni 41,
ku sipas tij do te mbajne pergjegjesi te gjitha palet qe perfshihen ne procesin e regjistrimit
(personat pergjegjes per prospektusin) si pasoje e nje deklarate jo te vertete dhe mashtruese,
apo nga harresa e ndonje te dhene.
Si pjese e procedurave te due diligence, nenshkruesit kerkojne konfirmim per te dhenat ne
deklaraten e rregjistrimit, nga kontabilistet e pavarur. Eshte dicka normale qe nenshkruesit
duhet te grumbullojne sa me shume informacion qe te jete e mundur. Dhe sa me shume
informacion qe te kerkoje nenshkruesi, aq me i shtrenjte behet procesi. Ne menyre qe te
shmanget cdo keqkuptim dhe cdo zgjatje kohe, eshte e rendesishme qe shoqeria, kontabilistet
dhe nenshkruesit te bien dakord qe ne fazat me te hershme te procesit te rregjistrimit, per
informacionin qe duhet te japin kontabilistet.

Gjithashtu, nenshkruesit njoftohen me shkrim, nje here kur deklarata e rregjistrimit eshte gati
dhe njere ne momentin e mbylljes. Ne shume raste, nje leter e tille behet edhe ne daten e
rregjistrimit perfundimtar prane AMF-së.
Pas plotesimit te deklarates se rregjistrimit, por perpara se ajo te behet efektive, nenshkruesi
kryesor organizon nje mbledhje per pergatitjet e bera. Kjo mbedhje ndiqet nga nenshkruesi
kryesor dhe shpesh nga anetaret e grupit nenshkrues, si dhe nga nenpunesit e rendesishem te
shoqerise, konsulenti i shoqerise, konsulenti i nenshkruesit dhe kontabilistet e pavarur. Ne kete
mbledhje, anetaret e grupit nenshkrues mund te kerkojne te dine me shume ne lidhje me
shoqerine dhe bisnesin e saj, mbi produktet, poziten konkurruese, zhvillimet ne finance,
marketing dhe fusha te tjera.

5. Plotesimi i deklarates se rregjistrimit dhe AMF.
Perpara se te dergohet deklarata e rregjistrimit prane AMF-së, mund te organizohet nje tavoline
e rrumbullaket mes shoqerise, nenshkruesve dhe AMF-së. Kjo mbedhje mund te organizohet
ne rastet kur kane mbetur pa u zgjidhur disa probleme qe mund te konsiderohen te rendesishme
per procesin e IPO-se.
Me plotesimin e draftit te deklarates se rregjistrimit nga shoqeria, fillon procesi i shqyrtimit
nga AMF. Stafi i AMF-së (ne pergjithesi nje jurist, nje kontabilist dhe nje analist financiar)
shqyrton dokumentat per te percaktuar nese informimi eshte i plote dhe i drejte, vecanerisht per
te percaktuar nese dokumentat kane ndonje te mete si: fakte corientuese dhe fakte qe jane
harruar te perfshihen.
Shqyrtimi i te dhenave financiare kryhet nga njerez te specializuar (kontabiliste), te cilet
lexojne gjithe prospektusin dhe pjesen tjeter te deklarates se rregjistrimit, per t'u familjarizuar
me shoqerine dhe bisnesin e saj. Ky shqyrtim i referohet fillimisht pasqyrave financiare dhe te
dhenave te tjera financiare, si dhe raportit te eksperteve te pavarur. Qellimi eshte per te pare
nese keto te dhena perputhen me rregullat e AMF-së dhe me standartet e kontabilitetit, si dhe
me interpretimet e bera nga stafi i AMF-së, por duke mos mbajtur pergjegjesi per saktesine e te
dhenave.
Megjithese ligji mbi letrat me vlere parashikon shqyrtimin e deklarates se rregjistrimit nga
AMF, ai nuk pershkruan procedurat specifike te ketij shqyrtimi. AMF duhet te nxjerre
procedura lidhur me shqyrtimin e deklarates se rregjistrimit. Gjithashtu, teknikat joformale
jane provuar si nje metode efektive e komunikimit dhe zgjidhjes se ceshtjeve dhe defekteve
perpara se nje deklarate rregjistrimi te behet e efektshme.
Ne pergjithesi, stafi i AMF-së nuk do te shqyrtoje deklaratat e pakompletuara te regjistrimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 9:04 pm

6. Pergjigjja e AMF-së dhe pergatitja e deklarates se amenduar te regjistrimit.
Pas shqyrtimit te deklarates se regjistrimit, stafi i AMF-së dergon nje leter, ku parashtrohen
pyetjet, mungesat e mundshme dhe sugjerimet per t'u ripare. Kjo leter qe mund te quhet nje
'leter koment' i dergohet zakonisht konsulentit ligjor te shoqerise.
Kur deklarata e rregjistrimit eshte pergatitur me kujdes, edhe komentet e stafit jane te
kufizuara. Cdo koment i bere nga stafi i AMF-së duhet te merret parasysh e te zgjidhet perpara
se deklarata e regjistrimit te jete perfundimtare.
Shpesh here zhvillime te rendesishme ndodhin ne periudhen nga paraqitja e deklarates se
rregjistrimit ne aprovimin perfundimtar nga AMF, dhe natyrisht keto zhvillime duhet te
konsiderohen. Keshtu, cdo zhvillim qe ndikon mbi shoqerine dhe prospektusin e saj duhet te
behet transparente nepermjet amendamenteve te deklarates fillestare te regjistrimit.
Ne perputhje me nenin 39 te ligjit 8080, shoqeria anonime duhet te prese, te pakten 21 dite nga
dorezimi i prospektusit, (pra plotesimi i deklarates se regjistrimit) deri ne aprovimin
perfundimtar nga AMF per publikimin e tij.
Gjate "periudhes se pritjes" ose "periudhes se ftohjes", e cila vazhdon deri ne daten efektive te
rregjistrimit, ka disa kufizime mbi aktivitetin e shoqerise dhe nderkohe nenshkruesi fillon nje
pune aktive me investitoret, te cilet mund te jene te interesuar te blejne letrat me vlere te
shoqerise. Gjate periudhes se pritjes, nenshkruesit mund te pranojne nje interesim nga bleresit
potenciale, por nuk mund te behet asnje shitje deri ne daten efektive.
7. Fillimi i perpjekjeve per shitjen
Sipas ligjit 8080, nje person i paregjistruar nga AMF, nuk mund te beje asnje oferte letrash me
vlere ne publik, as ne menyre gojore dhe as me ndonje material te shkruar. Dhe ky eshte nje
rregull i prere, per te mos lejuar asnje perpjekje per emetimin e letrave me vlere ne publik.
Mirepo, per shoqerite qe plotesojne deklaraten e regjistrimit, nga regjistrimi fillestar deri ne
regjistrimin perfundimtar mund te lejohen tipe te caktuara te aktiviteteve te promovimit, sic
mund te jene:
- Prospektusi paraprak ose prospektusi i linjes se kuqe
Prospektusi paraprak mund t'u dergohet institucioneve dhe personave te interesuar para dates
efektive te regjistrimit. Ky prospektus eshte nje element i rendesishem per nenshkruesin lider
per te formuar sindikaten e nenshkruesve, ku mund te perfshihen disa shoqeri brokerimi, te
cilat do te merren me shperndarjen e letrave me vlere.
Mbi kapakun e prospektusit paraprak duhet te shenohet:
Informacioni qe permban ky prospektus eshte subjekt i plotesimeve dhe amendimeve.
Deklarata e regjistrimit ne lidhje me keto letra me vlere eshte dorezuar prane AMF-së. Keto
letra me vlere nuk mund te shiten apo te ofrohen per t'u blere perpara kohes efektive te
deklarartes se regjistrimit.
Ne prospektusin paraprak nuk evidentohen cmimi i ofertes, komisionet per nenshkruesit,
komisionet per dealer-at, shuma e te hyrave, data e publikimit, ose/dhe probleme te tjera qe
lidhen me cmimin e ofertes.
Per te dalluar qe kemi te bejme me nje prospektus paraprak, ai mund te printohet me boje te
kuqe.
- Reklamat e paraqitura ne gazete
Reklama mbi oferten publike te letrave me vlere jep detaje baze mbi emetimin dhe emertimin e
nenshkruesit (apo nenshkruesve) qe do te perfshihet (en) ne oferte. Gjithashtu, ne te shenohet
se ku dhe nga kush mund te vihet ne dispozicion prospektusi i shoqerise. Reklama nuk synon te
jete nje dokument shitjeje; qellimi i saj kryesor eshte te ndihmoje ne orientimin e bleresve
potenciale, te cilet jane te interesuar per te siguruar prospektusin ne lidhje me letrat me vlere qe
ofrohen.
Ne disa raste keto reklama mund te behen edhe gjate kohes se pritjes, por
Sipas nenit 38 te ligjit 8080, pika 4, reklama, e cila shpall nje oferte publike te letrave me vlere,
nuk do t'i paraqitet publikut, nese reklama nuk percakton se eshte publikuar me pare nje
prospektus dhe nuk jep nje adrese ku mund te gjendet ai.
- Mbledhja e analisteve financiare ose "Road shows"
Meqellim qe investitoret potenciale te kene informacion mbi shoqerine, nenshkruesi do te
organizoje mbledhje me analiste financiare, brokera dhe investitore potenciale institucionale.
Keto mbledhje behen ne prani te presidentit te shoqerise dhe manaxhereve kryesore.
Ne suksesin e procesit te ofertes publike rendesi ka paraqitja dinjitoze e gjithe grupit te
manaxhimit dhe aftesia per t'iu pergjigjur me profesionalizem pyetjeve te investitoreve dhe
brokerave.
8. Negocimi dhe nenshkrimi i cmimit dhe marreveshja e nenshkrimit.
Gjate kohes qe deklarata e regjistrimit eshte dorezuar, shoqeria dhe nenshkruesi kane rene
dakord mbi letrat me vlere qe do te shiten - edhe per numrin e aksioneve, edhe per shumen ne
leke. Mirepo, ende nuk jane percaktuar cmimi perfundimtar, me te cilin do te ofrohen ne publik
letrat me vlere, shuma ekzakte e skontos se nenshkruesit dhe te hyrat neto. Negocimi dhe
percaktimi perfundimtar i ketyre shumave varet nga nje numer faktoresh, duke perfshire
gjendjen ne te kaluaren dhe gjendjen e tashme te shoqerise, kushtet aktuale ne tregjet e letrave
me vlere dhe interesimin e investitoreve te pare mbledhjeve te organizuara.
Keshtu, ne caktimin e cmimit te ofertes, nenshkruesit do te mbeshteten mbi fitimet dhe fluksin
e parase qe gjenerojne shoqerite e ngjashme me ate qe do te beje oferte publike. Keto te dhena
mund te aplikohen per rezultatet aktuale te shoqerise, ose duke u mbeshtetur ne fitimet qe do te
rezultojne nga projektet e ardhshme. Gjithashtu, nenshkruesi do te ekzaminoje edhe cmimin e
tregut te aksioneve te shoqerive qe jane te krahasueshme me shoqerine ne fjale.
Nje faktor i rendesishem qe ndikon ne percaktimin e cmimit te aksioneve te ofertes publike
eshte dhe momenti i tregut, kur behet oferta publike. Nese tendenca e cmimeve te tregut eshte
ne rritje, atehere edhe cmimi i ofertes do te jete me i larte, dhe anasjelltas.
Nje tjeter faktor qe duhet marre ne konsiderate eshte dhe vlera qe parashikohet per aksionin pas
tregut, qe do te thote vlera pas nje periudhe tregtimi. Dhe cmimi i ofertes duhet te reflektoje nje
skonto nga kjo vlere.
Pervec cmimit, edhe numri i aksioneve te ofruara duhet te jete i mjaftueshem per te siguruar
nje shperndarje sa me te gjere dhe likuiditet.
Zakonisht, ne kohen kur deklarata e regjistrimit eshte duke u bere efektive (po merr aprovimin
perfundimtar te AMF-së dhe pasi eshte mbyllur edhe periudha road show), nenshkruhet
marreveshja e nenshkimit nga perfaqesuesit e autorizuar. Gjithashtu, ne kete moment
pregatiten edhe ndryshimet perfundimtare te deklarates se regjistrimit, duke perfshire ne te
cmimin e ofertes te rene dakort, skonton per nenshkruesin dhe te hyrat neto per shoqerine. Keto
do te perfshihen ne prospektus, i cili do te publikohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 9:06 pm

9. Miratimi i Prospektusit
AMF miraton prospektusin, ne perputhje me Rregulloren "Mbi detyrimin per pergatitjen e
Prospektusit", me detyrimin qe ky prospektus duhet te shoqerohet me fjalet e meposhtme ose
me fjale te tjera qe kane te njejtin efekt:
- "AMF ka shqyrtuar dhe pranuar dokumentat e paraqitura dhe konfirmon se ato permbajne
te gjithe informacionin dhe te dhenat e kerkuara sipas Rregullores mbi Prospektusin"
- "AMF nuk do te jete pergjegjes per rrezikun e investimit lidhur me blerjen e ketyre letrave
me vlere".
- "AMF pranoi kryerjen e nje oferte publike ne lidhje me letrat me vlere te ofruara sipas ketij
prospektusi, rregjistrimi i te cilave eshte bere ne baze te Vendimit nr. date."
10. Mbyllja e IPO-se.
Brenda 3 - 5 diteve nga data efektive e deklarates se regjistrimit IPO-ja konsiderohet e mbyllur
(dita e mbylljes). Gjate mbylljes, shoqeria transferon letrat me vlere te rregjistruara tek
nenshkruesi dhe merr pagesen per kete emetim. Gjithashtu, kembehen dokumenta te ndryshme,
ku perfshihet midis te tjerash dhe letra e pergatitur nga kontabilisti i pavarur.

11. Mbi raportimin e perdorimit te te hyrave nga IPO-ja
Pas kryerjes se IPO-se, shoqeria duhet te pergatise nje raport per AMF-në (zakonisht pas 3-
muajsh) ku te perfshihet informacioni mbi te hyrat neto nga shitja e letrave me vlere, si dhe
perdorimi i ketyre te hyrave. Nese ato nuk jane perdorur per qellimin e pershkruar ne
prospektus, shoqeria duhet te jete transparente mbi faktet dhe arsyet per nje gje te tille.


12. Fusha e zbatimti te procedurave per oferten publike
Privatizimi i ndermarrjeve shteterore, duke perfshire edhe institucionet financiare me kapital
shteteror mund te realizohet me disa menyra, midis te cilave rendesi paraqet privatizimi
nepermjet ofertes publike.
Privatizimi me oferte publike nepermjet Burses do te shenonte njekohesisht dhe listimin e
ketyre ndermarrjeve, krahas me shnderimin e tyre ne shoqeri anonime. Kjo do te thote qe dhe
tregu i kapitaleve te filloje te funksionoje realisht.
Referenca
1. Ligji nr. 8080 dt. 1.3.1996 "Mbi letrat me vlere"
2. Rregullore "Mbi detyrimin per pergatitjen e Prospektit"
3. Rregullore e Listimit te Burses se Tiranes
4. Guide per pergatitjen e ofertes publike nga Coopers & Lybrand.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Sat Oct 22, 2011 9:07 pm

Download ne pdf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Oferta Publike   Today at 8:16 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Oferta Publike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arlind A.Bajra:Ngadalë beg se ka hendek-Letër publike për z.Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës
» Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Kush ma i pari bani...
» LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN
» Krasniqi bën thirrje për kërkim falje publike
» Esterina Durmishi:Presidenti Topi dekoron personalitete të jetës publike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Administrim Biznesi-
Kërce tek: