Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kodi Penal Ushtarak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12284
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Kodi Penal Ushtarak   Wed Oct 19, 2011 10:16 pm

Kreu 1 Ligji penal ushtarak dhe zbatimi i tij

Neni 1
Ligji penal ushtarak dhe ndarja e veprave penale.

Ligji penal ushtarak përcakton veprat penale ushtarake, si dhe dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj subjekteve që i kryejnë ato. Veprat penale ushtarake ndahen në krime ushtarake dhe në kundërvajtje penale ushtarake. Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.


Neni 1/a
Bazat e legjislacionit penal ushtarak

Kodi Penal Ushtarak bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ne parimet e pergjithshme te se drejtes penale ushtarake nderkombetare, ne marreveshjet nderkombetare te ratifikura nga shteti shqiptar dhe ne ligje te tjera. Legjislacioni penal ushtarak perbehet nga dispozitat e ketij Kodi dhe ligje te tjera qe parashikojne vepra penale ushtarake.





Neni 1/b
Detyrat e legjislacionit penal ushtarak

Legjislacioni penal ushtarak ka per detyre te mbroje pavaresine e shtetit dhe teresine e territorit te tij, rendin kushtetues, te drejtat dhe lirite e shtetasve, rendin ushtarak te Forcave te Armatosura, pronen, autoritetin dhe disiplinen ushtarake, nga vepra penale ushtarake dhe parandalimin e tyre, si dhe te siguroje pjesemarrjen e shtetasve shqiptare ne mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.





Neni: 2
Zbatimi i ligjit penal ushtarak

Shtetasit shqiptarë që kryejnë një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjen sipas Kodit Penal Ushtarak. Për shtetasin shqiptar që kryen një vepër penale ushtarake në bashkëpunim me një ushtarak shqiptar do të zbatohet Kodi penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë.



Neni: 3
Barazia e shteteve aleate

Legjislacioni penal ushtarak zbatohet edhe kur veprat penale ushtarake jane kryer ne dem te nje shteti te huaj aleat ose partner me shtetin shqiptar.



Neni: 4
Zbatimi i ligjit penal në hapësirë

Ligji penal ushtarak është i zbatueshëm edhe për ushtarakun shqiptar që kryen një vepër penale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kur vepra është njëkohësisht e dënueshme dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj.


Neni 5
Zbatimi i ligjit penal ushtarak për vepra penale ushtarake të kryera nga shtetas të huaj ose pa shtetesi
Shtetasi i huaj ose pa shtetësi që kryen një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjet sipas ligjit penal ushtarak. Shtetasi i huaj ose pa shtetësi që në bashkëpunim me ushtarakë shqiptarë kryen një vepër penale ushtarake brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal ushtarak të Republikës së Shqipërisë.




Kreu: 2 Përgjegjësia penale sipas ligjit penal ushtarak

Neni 6
Personat që përgjigjen sipas ligjit penal ushtarak

Me fjalën "ushtarak" kuptohen ata persona që bëjnë pjesë në forcat e armatosura. Me fjalen "vartes" kuptohet ushtaraku ose personi me grade, detyre ose funksion me te ulet. Me fjalen "kuader ose person komandues" kuptohet personi, i cili per arsye te grades, detyres ose funksionit, ushtron autoritetin komandues kryesor, sipas shkalleve, nga njesite me te Iarta deri ne nenrepartin ose njesite e uleta. Ligji penal ushtarak zbatohet:
1. Për ushtarakët në shërbim aktiv, nga koha e caktuar për paraqitjen e tyre në armë, deri në kohën që, sipas dispozitave ligjore, lirohen efektivisht nga shërbimi.
2. Oficerët aktivë në pritje për tţu sistemuar ose të pezulluar.
3. Ushtarakët që vuajnë dënime disiplinore me izolim.
4. Të thirrurit në stërvitje, prova gatishmërie e mobilizimi.
5. Për të gjithë shtetasit që kryejnë një ose disa nga veprat penale në fushën e mbrojtjes.
6. Studentët e shkollave të larta ushtarake ose kursantët që vazhdojnë kurset e kualifikimit ushtarak.
7. Personat e tjere qe, sipas Iigjit te ve~ante, jane subjekt i ketij Kodi. Pavlefshmeria e rekrutimit ose paaftesia per te sherbyer ne Forcat e Armatosura nuk e perjashton ushtarakun nga pergjegjesia penale, per vepra penale te parashikuara ne kete Kod.





Kreu: 3 Dënimet

Neni 7
Dënime kryesore
Për ushtarakët që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:
1. Me burgim të përjetshëm a me vdekje.
2. Me burgim. 3. Lirim nga ushtria.
4. Me gjobë. Për ushtarakët që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore:
1. Me burgim.
2. Lirim nga ushtria.
3. Me gjobë.
4. Me ulje ne grade


Neni: 8
Dënime plotësuese

Për ushtarakët që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:
1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar një detyrë shtetërore.
2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe përfitimeve prej saj.
3. Ndalimi për të drejtuar automjetin.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Lirimi nga ushtria për ushtarakët e shërbimit të përhershëm aktiv.
6. Shtytja e afatit të gradimit deri në tre vjet. Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në tre vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.
7. Nxjerrja jashte territorit ose debimi i individeve te huaj subjekte te ketij Kodi nga Shqiperia.
8. Detyrimi per publikimin e vendimit gjyqesor.



Kreu: 3 Dënimet

Neni: 8/a
Denimi me burgim te perjetshem ose me vdekje


Denimi me burgim te perjetshem jepet per kryerjen e nje krimi te rende. per kryerjen e nje krimi te rende ne gjendje lufte ose ne gjendje te jashtezakonshme, gjykata mund te jape denim me vdekje . Denimi me burgim te perjetshem ose me vdekje nuk mund te jepet ndaj personave qe, ne kohen e kryerjes se krimit, nuk kane mbushur moshen tetembedhjete vjeç, si dhe per grate.





Neni 9
Dënimi me burgim dhe me gjobë

Dënimi me burgim për krime ushtarake jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzetepesë vjet, ndërsa për kundërvajtjet penale ushtarake për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet. Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose kundërvajtje penale ushtarake. Për krimet ushtarake gjoba jepet nga pesë mijë deri në një milion lekë. Për kundërvajtjet penale gjoba jepet nga tre mijë deri në njëqindmijë lekë. Për ushtarët e shërbimit të detyrueshëm gjoba jepet nga njëmijë deri në pesëdhjetëmijë lekë.





Neni 10
Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe me burgim.

Ushtarakët e vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm dhe me burgim në vende të veçanta nga të dënuarit civil.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12284
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Kodi Penal Ushtarak   Wed Oct 19, 2011 10:17 pm

Neni 11
Lirimi nga ushtria

Lirimi nga ushtria mund të jepet ndaj ushtarakëve të shërbimit aktiv të përhershëm që kryejnë krime ose kunërvajtje penale ushtarake. Për krimet kjo masë është e përhershme, ndërsa për kundërvajtjet penale një vit.


Neni 12
Dënimi me ulje ne grade

Dënimi me ulje ne grade është ulje deri në dy gradë i ushtarakut që kryen kundërvajtje penale.


Neni 13
Zbatimi i dispozitave të pjesës së përgjithshme të Kodit Penal ( civil )
Për personat që kryejnë vepra penale ushtarake, do të zbatohen edhe rregullat e pjesës së përgjithshme të Kodit Penal (civil) që nuk parashikohen në këtë Kod.


Neni 14
Zbatimi i dispozitave të pjesës së posaçme të Kodit Penal ( civil ) për ushtarakët
Kur ushtaraku kryen një vepër penale që nuk parashikohet në këtë Kod, do të përgjigjet në bazë të dispozitave të Kodit Penal (civil).




Vepra penale në fushën e mbrojtjes

Neni 15
Shmangia nga evidenca ushtarake

Shmangia e shtetasit shqiptar nga regjistrimi ose mosbërja e ndryshimeve në evidencën ushtarake të kryera më shumë se një herë përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.


Neni 16
Shmangia nga thirrja për shërbim ushtarak

Shmangia e shtetasit shqiptar nga thirrja për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv, kur nuk përbën kundërvajtje administrative, dënohet si kundërvajtje penale me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Shmangia e shtetasit shqiptar nga thirrja për stërvitje ushtarake ose prova gatishmërie ose mobilizim, kur kryhet më shumë se një herë, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë ose burgim deri në dy vjet. Po këto vepra të kryera në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohen me burgim nga dy deri në pesë vjet.



Neni 17
Shmangia nga detyrimi për dorëzim teknike

Shmangia nga detyrimi për dorëzimin e teknikës, të mjeteve të transportit, pajisjeve ose kafshëve të punës, kur kryhet më shume se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Neni 18

Mashtrimi për rekrutim

Çdo person që, për të rregulluar rekrutimin ose largimin e tij nga forcat e armatosura, paraqet të dhëna të pasakta ose i fsheh ato, kryen kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.


Neni 19

Rekrutimi i paligjshëm

Çdo person që ndihmon personat e tjerë për të përfituar rekrutimin ose emërimin ose largimin nga forcat e armatosura pa plotësuar kushtet e parashikuara me ligj, kryen kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet


Neni 20

Pengimi i stërvitjeve dhe detyrave në fushën e mbrojtjes civile

Pengimi që u bëhet komandave, trupave e mjeteve ushtarake, në stërvitje, kushtrim e operacione të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër, e kryer nëgjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim deri në pesë vjët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12284
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Kodi Penal Ushtarak   Wed Oct 19, 2011 10:17 pm

Neni 21

Pengimet në furnizimet e forcave të armatosura

Mosrealizimi me dashje i detyrimeve kontraktore gjatë kohës kur trupat ndodhen në stërvitje ose operacione ushtarake, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.


Neni 22

Shmangia nga detyrimet e mbrojtjes civile

Moskryeja në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme e detyrimeve për mbrojtjen civile të vendit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.


Neni 23

Shkelja e rregullave të sjelljes shoqërore në kohë lufte

Shkelja e rregullave të ndriçimit ose të rregullave të tjera të detyrueshme në gjendje lufte, kur kryhet më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim deri në tre vjet.



Neni 24

Përhapja në kohë lufte e informatave që ngjallin panik

Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, e kryer në gjendje lufte dënohet me burgim deri në pesë vjet. Kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.





Kreu 2 Krime ushtarake kundër sigurimit kombëtar

Neni 25

Dorëzimi i forcave ushtarake dhe i mjeteve të luftimit armikut

Dorezimi tek armiku, nga kuadri komandues, pa ndonje domosdoshmeri ushtarake, i forcave ushtarake, mjeteve, armatimit, municionit ose teknikes, qe i jane besuar, denohet me burgim nga pese vjet deri ne njezet e pese vjet. Kur nga kjo veper jane shkaktuar pasoja 1e renda ne njerez ose ne teknike, denohet me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet. Po kjo veper e kryer ne gjendje lufte ose ne gjendje te jashtezakonshme, denohet me burgim jo me pak se njezet vjet, me burgim te perjetshem ose me vdekje.




Neni 26

Dhënia e informatave sekrete

Ushtaraku që i jep armikut të gjithë ose një pjesë të situatës së forcave të armatosura, planin e një operacioni, lëvizjet, fushimet, pozicionet, sinjalet e çdo lloji, gjendjen e furnizimit a të municionit, vendfurnizimet, karburantet, ushqimet ose paratë apo i lë në dorë dokumente ose të dhëna te tjera me karakter sekret, dënohet me burgimnga Dorezimi tek armiku, nga kuadri komandues, pa ndonje domosdoshmeri ushtarake, i forcave ushtarake, mjeteve, armatimit, municionit ose teknikes, qe i jane besuar, denohet me burgim nga pese vjet deri ne njezet e pese vjet. Kur nga kjo veper jane shkaktuar pasoja 1e renda ne njerez ose ne teknike, denohet me burgim nga dhjete deri ne njezet vjet. Po kjo veper e kryer ne gjendje lufte ose ne gjendje te jashtezakonshme, denohet me burgim jo me pak se njezet vjet ose me burgim te perjetshem ose me vdekje. Po kjo veper e kryer ne gjendje lufte ose ne gjendje te jashtezakonshme, denohet me burgim jo me pak se njezet vjet, me burgim te perjetshem ose me vdekje. Po kjo vepër e kryer për operacione ose mjete e teknikë të rëndësishme luftarake, si dhe kur nga dhënia e informatave janë shkaktuar pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a vdekje.



Neni 27

Zhdukja e akteve që lidhen me sigurimin kombëtar.

Ushtaraku, që për të dëmtuar sigurimin kombëtar zhduk, shkatërron, falsifikon, rrëmben apo fut në dorë dokumente ose akte të karakterit sekret shtetror, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.


Neni 28

Dhënia e ndihmës armikut


Ushtaraku që në kushtet e luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme ndihmon armikun me armë, municion, mjete e pajisje të tjera, me para ose çdo gjë tjetër ose strehon apo mbron armikun, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet ose burgim të përjetshëm a vdekje.



Neni 29

Veprime të ulta para armikut

Ushtaraku që në prezencë apo përpara momentit të shfaqjes së armikut;
1. largohet;
2. dorëzon pozicionin, materialet ushtarake;
3. për shkak të mos zbatimit të rregullave apo mosbindjes rezikon sigurinë e postit, vendit e materialeve ushtarake;
4. flak armën apo municionin;
5. është fajtor për manovrime të ngathta;
6. braktis vendin e caktuar;
7. shkakton alarme fallso në njësinë apo vendin që është nën kontrollin e forcave të armatosura;
8. me qëllim nuk kryen veprimet e mundshme për të kapur, shkatëruar, çarmatosur trupat armike;
9. nuk u jep ndihmën e duhur forcave tona apo aleatëve tanë;
10. nuk bën të gjitha përpjekjet e duhura për të fshehur apo asgjësuar të gjithë dokumentacionin me karakter sekret kur kapet nga armiku, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.


Neni 30

Shpërdorimi i mandatit

Cilido që caktohet nga Shteti Shqiptar të diskutojë me shtete e fuqi të huaja probleme shtetërore dhe nuk i qëndron besnik mandatit, duke i shkaktuar pasoja interesave kombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12284
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Kodi Penal Ushtarak   Wed Oct 19, 2011 10:17 pm

Neni 31

Ndihma spiunëve

Ushtaraku që jep apo gjen strehim ose ndihmon në forma të ndryshme një spiun apo agjent të armikut, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Ushtaraku që i jep informacione me karakter sekret, spiunëve, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.



Neni 32

Rebelimi

Cilido që kërkon të uzurpojë ose të mospërfillë autoritetin, të protestojë në bashkëpunim dhe me pjesëtarë të tjerë të Forcave të Armatosura, të mos u bindet urdhrave me qëllim që të mos respektohet Kushtetuta, ligji dhe rregulli në Forcat e Armatosura, të krijojë me të tjerë revolta e dhunë apo çdo formë tjetër çrregullimi, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet. Cilido që nuk vepron për të ndaluar apo shtypur rebelimin që kryhet apo është në përgatitje për tţu kryer, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet. Veprat e sipërme të kryera në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohen me burgim jo më pak se dhjetë vjet.


Kreu: 3 Shmangia nga shërbimi ushtarak

Neni 33
Dezertimi
Largimi nga reparti ose vendi i shërbimit, i ushtarakeve aktive me qëllim shmangie përgjithmonë nga shërbimi ushtarak, si dhe mosparaqitja e tyre me të njëjtin qëllim në repartin ose vendin e shërbimit me rastin e emërimit, transferimit, kthimit nga misioni, nga spitali ose nga leja, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se dhjetë vjet.


Neni 34

Dezertimi i kuadrit komandues

Dezertimi i personave të kuadrit komandues dënohet me burgim deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër e kryer nëgjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet, me burgim të përjetshëm a me vdekje.




Neni 35

Largimi pa leje

Largimi pa leje i ushtarakut nga reparti ose vëndi i shërbimit për një kohë për më shumë se pesë ditë ose më shumë se një herë, për një kohë më tepër se njëzetekatër orë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë ose me burgim deri në një vit. Po kjo vepër e kryer nga oficerët dhe nënoficerët e shërbimit aktiv për një kohë për më shumë se shtatë ditë ose më shumë se një herë, për një kohë më tepër se njëzetekatër orë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet. Kur këto vepra kryhen në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohen me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.



Neni 36

Mosparaqitja në repart ose në vendin e shërbimit

Mosparaqitja e ushtarëve aktive dhe nënoficerëve të shërbimit të detyruar ushtarak pa shkaqe të arsyeshme në repart ose në vendin e shërbimit me rastin e emërimit, transferimit, kthimit nga misioni, nga spitali ose leja, për një kohë më tepër se pesë ditë ose më shumë se një herë për një kohë më tepër se njëzetekatër orë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte apo në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.




Neni 37

Mosparaqitja e oficerëve dhe nënoficerëve aktivë

Mosparaqitja ë oficerëve dhe nënoficerëve të shërbimit aktiv në repart ose në vendin e shërbimit pa shkaqe të arsyeshme me rastin e emërimit, transferimit, kthimit nga misioni ose detyra, nga spitali ose nga leja për një kohë për më tepër se shtatë ditë ose më shumë se një herë për një kohë më tepër se njëzetekatër orë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Neni 38

Largimi pa leje i të thirrurve për stërvitje

Largimi pa leje nga reparti i ushtarakëve të thirrur në stërvitje ushtarake, prova gatishmerie ose mobilizimi më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade ose me gjobë. Po kjo vepër e kryer me përsëritje, në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim deri në tre vjet.



Neni 39

Mosparaqitja e të thirrurve në stërvitje

Mosparaqitja e ushtarakëve të thirrur në stërvitje në kohën e caktuar në repart ose në vendin e shërbimit pa shkaqe të arsyeshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade ose gjobë. Po kjo vepër e kryer me përsëritje, në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim deri në tre vjet.



Neni 40

Shmangie të tjera nga shërbimi ushtarak

Shmangia nga shërbimi ushtarak ose nga kryerja e detyrave të caktuara të shërbimit ushtarak, duke u shtirë i sëmurë, duke dëmtuar shëndetin, duke falsifikuar dokumente ose me ndonjë mënyrë tjetër të ngjashme, kur shmangia ka zgjatur deri në një muaj, dënohet me burgim deri në dy vjet. Po këto vepra të kryera në kohë lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, kur shmangia ka zgjatur deri në një muaj, dënohen me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Shmangia me mënyrat e mësipërme, kur ka zgjatur mbi një muaj, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Këto vepra të kryera në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, kur shmangia zgjat mbi një muaj, dënohen me burgim jo më pak se pesë vjet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12284
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Kodi Penal Ushtarak   Wed Oct 19, 2011 10:18 pm

Neni 41

Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes

Fjetja ne sherbim, largimi nga vendi i sherbimit, perdorimi i pijeve alkoolike ose droges gjate sherbimit, shkelja e rregullave te sigurimit teknik te armeve ne perdorim ose shkelja e urdhrave ose instruksioneve te veçanta qe lidhen me objektin ne ruajtje ose me natyren e sherbimit, perbejne kundervajtje penale dhe denohen me ulje ne grade, nxjerrje ne lirim ose burgim deri ne dy vjet. Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes kur kanë sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Shkeljet e rregullave të shërbimit të rojes të kryera në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, jo më pak se dhjetë vjet.



Neni 42

Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes në objekte të rëndësishme

Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes, pranë depove të armëve, të municioneve e lëndëve plasëse ose në objekte që kanë rëndësi veçanërisht të madhe shtetërore ose ushtarake, të njohura si të tilla në akte të veçanta, dënohen me nxjerrjë në lirim ose burgim deri në tre vjet. Kur nga kjo vepër kanë ardhur pasoja të rënda dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, jo më pak se dhjetë vjet.






Neni 43

Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes në kufi

Shkelja e rregullave të shërbimit të rojes në kufi dënohet me burgim deri në dy vjet. Kur nga këto vepra kanë ardhur pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se dhjetë vjet.





Neni 44

Shkelja e rregullave të shoqërimit

Shkelja e rregullave të shoqërimit nga cilido i ngarkuar me këtë detyrë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet. Kur nga kjo vepër kanë ardhur pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe, kur kanë ardhur pasoja të rënda, jo më pak se dhjetë vjet.



Neni 45

Moscaktimi i rojeve

Moscaktimi ose mosnxjerrja e rojeve ose personave sherbim ose për shoqërim, pa shkaqe të arsyeshme përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në një vit. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim deri në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda, me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur nga kjo veper kane ardhur pasoja te renda, denohet me burgim nga dy deri ne tete vjet.


Neni 46

Moszbatimi i urdhrit

Mos bindja ose moszbatimi i urdhrave nga cilido qe është i detyruar t'i zbatojë e respektojë ato, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte apo në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.


Neni 47

Moszbatimi i urdhrit nga kuadri komandues.

Moszbatimi i urdhrit i kryer prej një personi të kuadrit komandues dënohet me nxjerrje në lirim ose me burgim deri në tre vjet. Kur nga kjo vepër janë shkaktuar pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Po kjo vepër, e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet, me burgim të përjetshëm a me vdekje.



Neni 48

Lëvizja e trupave pa të drejtë

Komandanti që pa autorizim, urdhër, mision të veçantë ose shkak tjetër të ligjshëm urdhëron lëvizjen e trupave ose mjeteve tokësore, detare apo ajrore, kryen kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet.


Neni 49

Ulja e dinjitetit ushtarak

Kryerja e veprimeve që ulin dinjitetin e forcave të armatosura ose institucioneve te tjera ku bejne pjese si në shërbim ashtu dhe jashtë shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në dy vjet.




Neni 50

Shtrëngimi për të shkelur detyrat

Kundershtimi qe i behet cilitdo personi te personelit te sherbimit, kur eshte duke kryer detyrat e sherbimit ushtarak ose sherbime te tjera, si dhe shtrengimi i tij per t'i shkelur ato, denohen me burgim deri ne pese vjet. Kur kjo vepër është kryer me dhunë apo ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte apo në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se dhjetë vjet, me burgim të përjetshëm a me vdekje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12284
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Kodi Penal Ushtarak   Wed Oct 19, 2011 10:18 pm

Kreu: 4 Vepra penale kundër autoritetit ushtarak

Neni 51

Goditja ose kundërshtimi i eprorit

Kundershtimi i eprorit te tij oficer, gjate kohes qe eshte ne detyre ose per shkak te saj, ose sjelljet ndaj tij me perbuzje ose pa respekt, me fjale ose veprime, denohen me nxjerrje ne lirim ose me burgim deri ne tre vjet. Po kjo veper e kryer ne bashkepunim, me dhune fizike ose me shume se nje here, denohet me burgim nga dy deri ne shtate v jet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte apo gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.


Neni 52

Goditja ose kundërshtimi i nënoficerit

Kundershtimi i eprorit te tij nenoficer, gjate kohes qe eshte ne detyre ose per shkak te saj, ose sjelljet ndaj tij me perbuzje ose pa respekt, me fjale ose veprime, perbejne kundervajtje penale dhe denohen me ulje ne grade, me gjobe, nxjerrje ne lirim ose me burgim deri ne nje vit. Po kjo veper e kryer ne bashkepunim, me dhune fizike ose me shume se nje here, denohet me burgim deri ne pese vjet.



Neni 53

Kundërshtimi i policisë ushtarake

Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë ushtarake për ta penguar në kryerjen e detyrës së tij sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në një vit. Po kjo veper e kryer ne bashkepunim, me dhune "fizike ose me shume se nje here, denohet me burgim nga dy deri ne shtate v jet.


Neni 54

Mosrespekti ndaj oficerit epror

Cilido qe sillet pa respekt, me fjalë a veprime kundrejt cilitdo oficer epror, kryen kundërvajtje penale dhe dënohet me ulje ne grade, me gjobë, nxjerrjenë lirim ose me burgim deri në gjashtë muaj.




Kreu: 5 Vjedhje, shpërdorime, falsifikime

Neni 55

Vjedhje armatim

Cilido që vjedh armatim luftarak, dënohet me burgim jo më pak se tre vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.


Neni 56

Vjedhje e pjesëve të armatimit

Cilido që vjedh pjesë të veçanta të armatimit ose të teknikës luftarake, dënohet me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër, kur ka cenuar gatishmërinë e armatimit luftarak, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.



Neni 57

Vjedhja e municionit

Cilido që vjedh municion luftarak, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kodi Penal Ushtarak   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kodi Penal Ushtarak
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Avionët ushtarak rusë mbi hapësirën ajrore të Britanisë
» Spitali Ushtarak, 80 vjet mision dhe histori
» Kodi i fshehtë i NATO-s me UÇK-në, ja si komunikohej
» Ilir Vata: Kanuni “kodi”, që vret në kohë moderne

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Juridik-
Kërce tek: