Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti

Forum për studentët e Universitetit të Prizrenit
 
ForumiForumi  PortaliPortali  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Ndermarrje ( Biznese ) te vogla, te mesme dhe te medha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 1031
Points: 8899
Reputacioni: 49
Join date: 17/02/2011
Age: 23
Location: Prizren
Drejtimi: Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Ndermarrje ( Biznese ) te vogla, te mesme dhe te medha   Sat Oct 15, 2011 7:11 pm

Ndermarrje ( Biznese ) te vogla, te mesme dhe te medha


Sipas ligjit per kontabilitet dhe ligjit per trasformim te ndermarrjes me capital shoqeror, per ndermarrje te vogla ( Shoqeri Tregtare ) aktiviteti I te ciles eshte me sasi relativisht te vogel, konsiderohen ato ndermarrje qe kane deri ne 50 te punesuar; te ardhura vjetore deri ne 8.000 bruto rroga mesatare dhe vlere kontabiliteti te actives deri ne 6.000 bruto rroga mesatare per nje punetor;

Si ndermarrje te mesme konsiderohen ato ndermarrje qe kane deri ne 250 te punesuar;

Te ardhura vjetore deri ne 40.000 bruto rroga mesatare vjetore dhe vlere kontabiliteti te actives deri ne 30.000 bruto rroga mesatare per nje puntor;

Ato ndermarrje qe I kalojne keto kritere trajtohen ndermarrje te medha te cilat nderlidhen me kategorine biznes I madh.



Bizneset e vogla
Kjo forme e organizatave te biznesit net e shumten e rasteve ka te bej me ndermarrjet e vogla ne pronesi te nje personi I cili per detyrat e ndermarrjes pergjigjet me pergjegesi te kufizuar apo te pakufizuar.

Bizneset ne pronesine individuale gjithmone kane qene subjekte ekonomike te ekonomise se tregut. Rrethina tregtare pronesia prvate, liria e iniciatives private jane rrethina me natyrore e veprimit te tyre.



Bizneset ne pronesi individuale ne numer te konsiderueshem perfaqesohen en strukturen e pergjithshme te ndermarrjeve ne cdo ekonomi bashkekohore tregtare. Ato jane te shperndara net e gjtiha sektoret e ekonomise. Keshtu pylltari, tregti, hoteleri dhe prodhimin e imet, jane me te pranishme te ashtequajturat biznese familjare te cilat jane themeluar prej nje personi dhe kane te punesuar pak njerez. Ata kryejne sherbime per nje nr te caktuar te shfrytezuesve dhe prodhojne sasi te vogla te prodhimeve te cilat mjaftojne per ti knaqur vetem nevojat locale te populates.Poashtu ato paraqiten edhe ne rolin e ndermarrjeve te vogla servisore sic jane bizneset per mirmbajtje, pastrim, kontroll etj.

Shume biznese ne pronesine individuale e veprojne ne bijqesi si prodhues te regjistruar individual.

Ngjashem sikur ne bujqesi bizneset e vogla sigurojne prodhime per nevojat e bizneseve te medha dhe ne industrine. Nuk jane te rrala rastet kur prodhimi I disa pjeseve te nje prodhimi te nderlikuar qe e prodhojne ndermarrjet e medha industriale u “ndahet” bizneseve te vogla prodhuese. Ato kycen ne ndonje faze te prodhimit te produktit me perberje te nderlikuar, ose vetem ne prodhimin e ndonje pjese te til ne baze kooperuese.

Nga ana tjeter bizneset ne pronesine individuale japin kontribut te madh ne hapjen e vendeve te punes, vecmas biznesi I vogel I cili ofron shanse me te medha per punesimin ne raport me kompanit e medha. Kjo do te thote se ndermarrjet e vogla dhe te mesme shume ndikojne ne zvogelimin e shkalles se papunsise, duke dhene kontribut net ere ekonomine.

Bizneset e vogla kane ndikim te fuqishem ne rajonet e pazhvilluara. Investimet relativisht te vogla dhe kerkesa e vogel e fuqise se punes profesionale jane kushte te mjaftueshme te zhvillimit te ketyre rajoneve.



2.Bizneset e medha

Bizneset e medha furnizojne lende te para dhe materiale ne sasi te medha me cmime te uleta. Po ashtu bizneset e medha kane sasi te madhe te prodhimit gje qe u mundeson te kene shpenzime me te vogla prodhuese per nje njesi prodhimi, e me kete edhe cmim me te ulet shites te prodhimit perfundimtar. Keto perparsi shfrytezohen nga dikush.

Bizneset e medha jane bartesit kryesor dhe forca shtytese e aktivitetit ekonomik te industrive, sic jane: prodhimi I pijeve joalkoolike, fabrikat per cigare, kapacitetet per te mirat shpenzuese dhe shume te tjera.

Ekzistimi I objektiv ibizneseve te medha eshte determinuese per faktin se disa veprimtari ose aktivitete prodhuese mund vetem te furnizohen vetem ne ndermarrjet e medha. Kjo dukuri nderlidhet me karakterin e nderlikueshmerine se proceseve prodhuese, sic jane shembulli me rafinerite, industrine kimike, metalurgjine, prodhimin e automobilave, ndermarrjet farmaceutike, uzinat per shkrirjen e celikut etj. Do te thote per shkak te natyres teknologjis te prodhimit nuk mund te organizohet prodhim ne sasi te vogla te disa prodhimeve.

Per shkak te madhesis se punes, bizneset e medha punesojne nje numer te madh te punetoreve qe fuqishem shprehet mbi strukturen dhe nivelin e punesimit te cdo vendi. Ky rol vecanerisht vjen ne shprehje ne rastet kur gjat hapjes se fabrikave te medha per nje periudhe te shkurte punesohen nje numer I madh I puntoreve me cka ne menyre tekonsiderueshme ulet papunsia dhe anasjelltas kur mbyllen bizneset e medha shume punetore mbesin pa pune, e me kete shkalla e papunsis ne vend shum shpejt rritet.

Bizneset e medha kane fuqi financiare, teknike dhe kadrovike qe te terheqin per bashkepunim dhe partneritet nje numer te madh te ndermarrjeve te vogla, si bashkpuntore ose kooperues, duke perfshire ne prodhimin e pjeseve te thjeshta ose pjese te prodhimeve per te cilat bizneset e medha nuk kane interes qe ti perpunojne, per shkak te shpenzimeve te larta ose thjeshtsis se prodhimit. Ne kete menyre behen iniciatore per zhvillimin e zonave industriale, me menyre, behen iniciatore per zhvillimin e zonave industriale, me cka sigurohet rritja e efikasitetit ne pune dhe konkurence.

Bizneset e medha kane qendra te tyre hulumtuese dhe zhvillimore gje qe paraqet komponente shume te rendesishme per zbatim constant te inovacioneve edhe per zhvillimin e teknologjis.
Ne to shpesh here sigurohet zhvillimi I sipermarresise, gjegjesisht u jepet mundesia te punesuarve qe posedojne dituri dhe aftesi per patented he inovacione ti zhvillojne dhe zbatojne. Keshtu sigurohet zhvillimi teknologjik ne to, ndersa me kete edhe ne ekonomine ne teresi.

Bizneset e medha thuajse rregullisht disponojne me mjete te shumta financiare me te cilat ato e sigurojne aftesine e tyre kreditore. Kjo u mundeson qe me lehte te vijne deri te mjetet shtese te cilat I japin bankat. Bankat ne to shikojne partner te sigurte dhe te perhershem afariste.
Bizneset e medha ne menyre te ndersjelle bashkpunojne dhe plotesohen ne procesin e prodhimit, perms marreveshjeve per bashkpunim dhe partneritete strategjike me ndermarrje vendore dhe te huaja. Shembull per kete lloj bashkpunimi jane kompanite transaksionale te cilat perbehen prej nje numri te madh te ndermarrjeve te vogla dhe temedha te lidhura me interest e perbashket, me cka perforcojne poziten e tyre edhe ne kornizat boterore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 

Ndermarrje ( Biznese ) te vogla, te mesme dhe te medha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti ::  :: -