Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti

Forum për studentët e Universitetit të Prizrenit
 
ForumiForumi  PortaliPortali  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Pyetje dhe pergjigjje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 1031
Points: 8479
Reputacioni: 49
Join date: 17/02/2011
Age: 23
Location: Prizren
Drejtimi: Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Pyetje dhe pergjigjje   Fri Oct 07, 2011 7:53 pm

Pyetjet dhe pergjigjet


1.Qka eshte pronsia e vetme dhe partneriteti?

Pronesia e vetme eshte nje biznes ku pronare eshte vetem nje person, dhe paraqet formen me te thjeshte te hapjes se nje biznesi. Pronari i ketij biznesi e mban tere profitin dhe kjo paraqet anen pozitive, ndersa ana negative eshte qe pronari ka pergjegjesi te pakufizuara ndaj borxheve te biznesit. Jetezgjatja e ketij lloj biznesi varet nga vet zgjatja e jetes se pronarit. Partneriteti eshte i ngjajshem me pronesine e vetme, perveq se aty jane pronare dy ose me shume persona. Te gjithe partneret e ndajne fitimin dhe humbjen, dhe te gjithe kane pergjegjesi te pakufizuar ndaj borxheve te firmes. Jetezgjatja e ketij lloj biznesi varet nga vet pronaret, nese njeri vdes edhe firma mbyllet. te gjitha te ardhurat taksohen si te ardhura personale per partneret.

2.Pse themi se ekziston ndarje e pronesise nga menaxhmenti?

Ndarja e pronesise (aksionareve) nga menaxhmenit eshte e domosdoshme sepse korporatat kane me qindra aksionare dhe eshte e pamundur qe te gjithe te marrin pjese ne manxhim. Kjo ndarje mundeson qe korporata te punesoj menaxher profesionist, mirpo gjithashtu kjo ndarje paraqet rrezik kur interesat e menaxhereve dhe pronareve (aksionareve) ndryshojne. Gjithashtu kjo ndarje i jep korporatave permanence (ato behen imortale) sepse korporata mbijeton edhe kur menaxheret dalin nga puna per aryse te ndryshme.

3.Me qfar rreziqesh ballafaqohet korporata gjate investimit?

Korporata gjate investimeve ballafaqohet me keto rreziqe: Rreziku i normes se kamates (fluktimet e normave te kamates), Rreziku i tregut (fluktimet ne treg), Rreziku i inflacionit (humbja e fuqise blerese te parase), Rreziku i afarizmit ( rreziku nga investimi ne nje biznes te caktuar, p.sh ne nje dege te bujqesise, etj) Rreziku financiare (rreziku I lidhur me perdorimin e borxhit), Rreziku jashtbilancor (humbje qe nuk reflektohet ne B.Gj.).

4.Qfar mundesi ka bleresi i opcionit?

Opcioni paraqet nje kontrate qe i jep bleresit te tij te drejten(mundesine) per te shitur (put option) ose blere (call option) nje asset me qmim te caktuar (fixed price) ne nje periudhe te caktuar, ne daten e caktuar ose me heret se ajo date. Opcionet i japin pronarit te tyre vetem te drejten, por jo edhe obligimin.

5.Qka eshte Bilanci i Gjendjes dhe qka regjistrohet ne te?

Bilanci i gjendjes paraqet nje pasqyre financiare qe tregon vleren kontabel te firmes ne daten e perpilimit, ajo paraqet strukturen e asseteve, detyrimeve dhe kapitalit aksionar te korporatave ne daten e perpilimin. Ne anen e majt te Bilancit te Gjendjes rregjistrohen assetet e korporates (ato klasifikohen ne kurente dhe fixe), burimet e mjeteve (detyrimet e korporates klasifikohen ne kurente dhe afatgjata) dhe kapitali aksionar (diferenca midis asseteve dhe detyrimeve). Ekuacioni bazik i bilancit te gjendjes eshte: Assetet = Detyrimet e korporates + Kapitali Aksionar.

6.Qka eshte likuiditeti dhe me qka matet?

Likuiditeti i referohet shpejtesise dhe lehtesise me te cilen nje asset mund te shendrohet ne kesh. Assetet me likuiditet me te larte jane ato qe mund te shiten shpejte, pa humbje te madhe te vleres se tyre, ndersa assetet jolikuide jane ato qe nuk mund te shiten shpejte, pa humbje te madhe te vleres se tyre pra pa ulje te qmimit te tyre. Pra likuiditeti i ka dy dimenzione: lehtesine e konvertimit dhe humbjen e vleres. Mjetet kurente (xhiruese) jane relativisht likuide, ndersa mjetet fikse jane relativisht jolikuide.

7.Qka eshte NVT, dhe kur nje investim eshte i pranueshem?

Neto vlera e tanisht (NVT ose NPV) tregon diferencen midis vleres se tregut te nje investimi dhe kostos se tij. NVT gjindet kur nga vlera e tanishme e cash flow ne te ardhmen (fitimeve ne te ardhem nga investimi) zbritet investimi fillestar (ne periudhen zero). NVT = VT – Investimi fillestar (initial investment) ose

Nje investim eshte i pranueshem nese NVT e tij eshte pozitive, dhe nje investim nuk eshte i pranueshme nese NVT e tij eshte negative.

8.Pse vlera e tregut dhe e librave per mjetet xhiruese dhe mjetet fikse nuk eshte e njejte?

Per mjetet xhiruese (kurente) vlera e tregut dhe ne libra eshte e ngjajshme sepse ato jane blere dhe shendruar ne kesh ne kohe relativisht te shkurter, dhe per nje kohe te shkurter vlera (qmimet) e mjeteve nuk ndryshon shume. Per mjetet fikse vlera e tregut dhe e librave ndryshon shume sepse ato jane blere dhe nuk shendrohen ne kesh per nje kohe te gjate dhe gjate kesaj kohe vlerat (qmimet) e tyre bie, per kete arsye keto mjete jane relativisht jolikuide.

9.Si definohet indeksi i profitabilitetit (IP)?

Indesi i profitabilitetit ndryshe quhet edhe raporti kost-benefit dhe paraqet nje nder metodat per vlersimin e projekteve investive. Ky indeks definohet si: vlera e tashme cash flow ne te ardhmen pjestuar me investimin fillestar. Dhe ky indeks tregon vleren e krijuar per nje njesi monetare (p.sh €) te investuar.

10.Qka paraqet tregu efikas i kapitalit?

Efficient capital market is a market in which security prices reflect available information. Pra tregu efikas i kapitalit paraqet ate treg ne te cilin qmimet e letrave me vlere reflekotjne informata ne dispozicion. Dhe duhet potencuar se pernga shkalla e informatave qe reflektojne qmimet e letrave me vlere ekzistojne tri forma te tregut efikas te kapitalit: formen e forte, gjysem te forte dhe te dobet.

11.Qka eshte primi i rrezikut?

The reward for holding a risky investment rather than a risk-free one. Primi i rrezikut paraqet shtesen e kthimit qe kerkohet me rastin e investimit ne nje leter me vlere me rrezik më te larte mbi ate qe kerkohet nga investimi ne letra me vlere pa rrezik (p.sh bonot e thesarit).

12.Qka eshte NVT e huazimit dhe si llogaritet ajo?

NVT e huase eshte e njejte si NVT e investimeve, nje ndryshim ketu eshte se cash flow ne vitin 0 eshte pozitiv sepse firmat pranojne huanë, ndersa ne vitet e mevonshme cash flow eshte negativ sepse firmat e kthejne gradualisht kamaten dhe ne fund kyregjen. NVT e huazimit gjindet kur nga shuma e huazuar zbriten vlerat e tanishme te pageses se kamatave dhe vlera e tanishme e rikthimit te huase, ose me ane te formules kemi:

13.Si definohet norma interne e kthimit (NIK ose IRR)?

Norma interne e kthimit eshte norma diskonte qe e ben NVT(NPV) te nje investimi zero, prandaj qdo investim do te pranohet nese kthimi i pritur eshte me i vogel sesa norma interne e kthimit. NIK definohet: Nje investim eshte i pranueshem, nese norma interne e kthimit eshte me i madh kthimin e kerkuar, perndryshe investimi hudhet posht.

14.Si mund te krijohet leva financiare vetanake?

Nese nje korporate nuk e pranon strukturen e propozuar te kapitalit atehere secili aksionar i asaj korporate nese deshiron strukturen e propozuar te kapitalit mund ta krijoj ate ne menyre vetananke duke shfrytezuar leven vetanake (homemade leverage), pra leverixhi vetanak krijohet kur aksionaret shfrytezojne huazimin personal dhe blejne aksione te reja per ta ngritur EPS (FPA) si ne rastin e struktures se propozuar te kapitalit.

15.Shpjego kronologjine e pagimit te dividendave?

Kronologjia e pageses se dividendave perbehet nga kater data te rendesishme: Data e Deklarimit (bordi i drejtoreve e merr vendimin per te paguar dividenden ne kesh e cila ndodh nje kohe pas deklarimit te saj), Data ex-dividende (Kjo date formohet per te qene te sigurt se qeqet e pagesave te dividendes shkojne te njerzit e duhur, nese ne e blejme nje aksion para kesaj date ne gjithashu do ta pranojme dividenden), Data e Regjistrimit (Ne kete date korporata pergatit nje liste per te gjithe ata qe do te pranojme dividenden), Data e Pageses (Kjo date paraqet diten kur qeqet e dividendave jane derguar me poste aksionereve te cilet kane qene te regjistruar ne daten e regjistrimit).

16.Qka eshte kostoja oportune?

Opportunity cost is the most valuable alternative that is given up if a particular investment is undertaken. Pra kosto opportune paraqet alternativen me te vlefshme qe e lejmë per nje investim tjeter qe nderrmiret.

17.Qka eshte kthimi mesatar i kontabilitetit (KMK ose AAR)?

Nje nder metodat per vlersimin e projekteve investive eshte edhe KMK, dhe kthimi mesatar i kontabilitetit paraqet raportin midis neto te ardhurave mesatare te nje investimi dhe vleres mesatare te kontabilitetit te atij investimi. Disavantazhi i KMK (AAR) eshte se injoron vleren kohore te parase, pra ajo bazohet ne vlerat e kontabilitetit. Vlen kjo formule:

18.Nese falimenton nje korporate qfar pergjejgesie kane aksionaret dhe kush i paguan borxhet?

Ne korporata aksionaret kane pergjegjesi te kufizuar, kur korporata falementon aksionaret humbin vetem pjesen e tyre te investuar ne ate korporate dhe hiq me shume. Pra korporata gjate falementimit pergjigjet per borxhet e veta vetem me kapitalin aksionar te saj.

19.Qka perfshijne vendimet investime dhe financiare?

Vendimet Investive perfshijne shpenzimet e parave dhe nderlidhen me anen e majte te bilancit, sepse me keto vendime firmat mund te blejne makineri, pajisje te ndryshme etj, dhe shkalla e finaliteit te vendimet investive eshte e larte dhe qdo gabim ne keto vendime i kushton shume korporates, ndersa Vendimet Financiare perfshijne sigurimin e parave (p.sh shitja e aksioneve, marrja e kredise, etj), dhe me ane te ketyre vendimeve financohen shpenzimet kapitale te firmes. Keto vendime jane te lidhur me anene e djatht te bilancit (detyrimeve) dhe shkalla e finalitetit te keto vendime eshte me e ulet sesa te vendimet investive, sepse keto vendime mund te nderrohen lehte.

20.Cilat jane format kryesore te dividendave ne para?

Format kryesore te dividendave ne para jane: Dividendat e Rregullta ne Para (zakonishte kompanite publike paguajen dividendat e rregullta 4 here ne vit, keto dividenda jane pagesa ne para direkt aksionareve), Ekstra Dividendat (ndonjehere korporatat paguajne dividendat ne kesh dhe “ekstra dividenda” duke e quajtur kete pjese si ekstra), Dividendat speciale (jane dividenda te pazakonshme ne kesh dhe se nuk do te perseriten me ne te ardhmen) dhe Dividendat likuiduese (paraqiten ne rrethana te veqanta atehere kur korporata eshte likuiduar ose e shitur dhe ne kete rast aksionareve u paguhet dividenda likuiduese).

21.Pse kontrata e opcionit eshte jo e plote?

Kontrata e opcionit eshte nje kontrat jo e plote, sepse opcionet nuk nenkuptojne te drejta dhe obligime te njejta per te dy palet kontraktuese per bleresin dhe shitesin e opcionit, pra shitesi duhet gjithmon ta respektoj vullnetin e bleresit sepse shitesi eshte edhe bartesi i obligimit.

22.Cilat jane format e efikasitetit te tregut?

Ekzistojne tri nivele te efikasitetit te tregut te cilat dallohen per nga shkalla e informatave qe reflektojne qmimet e letrave me vlere. Forma e dobet e efikasitetit te tregut – ku qmimet reflektojne informatat qe gjenden ne regjistrin e qmimeve te kaluara. Ne kete rast qmimet do te ndjekin levizjen e rastit. Forma gjysme e forte efikasitetit te tregut – ku qmimet reflektojne jo vetem informatat qe gjenden ne regjistrin e qmimeve te kaluar, por edhe informatat e tjera te publikuara, te cilat mund te fitohen duke lexuar shtypin financiare. Forma e forte e efikasitetit te tregut – ku qmimet reflektojne te gjitha informatat qe mund te sigurohen me analizen e kompanise dhe ekonomise. Ne nje treg te tille ne mund te observojme investitoret me fat dhe pa fat.

23.Qka eshte qasja reziduale e dividendave?

A residual dividend approach is a policy under which a firm pays dividends only after meeting its investments needs while maintaining a desired debt-equity ratio. Pra qasja reziduale e dividends parqet ate politike mbi te cilen nje firme paguan dividende vetem pasi qe ti realizoj projektet investive te nevojshme dhe duke mbajtur keshtu raportin e deshiruar te borxh-kapitalit aksionar.

24.Qka paraqet rreziku jashtbilancor?

Ka te bej me shumen e mundshme te humbjes qe nuk reflektohet ne bilancin e gjendjes, pasi qe kjo humbje ende nuk eshte paraqitur ne bilanc, apo pasi qe zeri i tille nuk eshte i identifikuar si mjet apo burim.

25.Cilat jane format e organizimit te bizneseve?

Format e organizimit te bizneseve jane: Pronesi e vetme (eshte nje biznes ku pronare eshte vetem nje person qe ka pergjegjesi te pakufizuar ndaj borxheve te firmes, forma me e thjeshte), Parteriteti (eshte nje biznes ku pronare jane dy ose me shume persona qe kane pergjegjesi te pakufizuar ndaj borxheve te firmes) dhe Korporata (eshte nje person juridik i ndare nga pronaret e saj, pronaret e saj kane pergjegjesi te kufizuar ndaj borxheve te saj…..).

26.Cili eshte qellimi kryesore i menaxhmentit te korporatave?

Ne korporata menaxheri financiare merr vendime per pronaret (aksionaret) e korporates. Pra qellimi kryesore i menaxhmentit te korporatave eshte qe ta maksimizoj vleren kurente te aksioneve, fakt qe paraqet edhe deshiren e aksionareve te cilet gjithashtu deshirojne ta rrisin vleren e aksioneve te tyre.

27.Cilat jane komponentet te Cash Flow nga mjetet?

Cash Flow nga mjetet perbehet nga tri komponente: 1.Cash Flow operativ qe ka te bej me parate nga aktiviteti ditor i firmes. 2.Neto Shpenzimi i Kapitalit qe ka te bej me neto shpenzimin ne mjetet fikse (blerja e mjeteve fikse minus shitja e tyre), dhe 3.Ndryshimi ne neto kapitali xhirues qe paraqet shumen e shpenzuar per kapitalin xhirues.

28.Qka eshte kthimi i pritur?

Kthimi i pritur (expected return) paraqet kthimin qe pritet nga investitoret lidhur me investimet e tyre qe ndryshe quhet edhe norma e kapitalizimit ne treg, dhe kthimi i pritur llogaritet kur dividendes se pritur per aksion (DIV1) ia shtojme rritjen e pritur te qmimit per aksion (P1-P0) dhe e pjestojme me qmimin ne fillim te vitit (P0).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 

Pyetje dhe pergjigjje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti ::  :: -