Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ministri Buja dhe rektori Baraliu hapën solemnisht vitin e ri akademik në UPZ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12818
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Ministri Buja dhe rektori Baraliu hapën solemnisht vitin e ri akademik në UPZ   Tue Oct 04, 2011 3:43 pm

Ministri Buja dhe rektori Baraliu hapën solemnisht vitin e ri akademik në UPZ



Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë Prof. Dr. Ramë Buja dhe Rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, të hënën kanë hapur solemnisht vitin e ri akademik 2011/2012. Me këtë rast është përuruar edhe ndërtesa e rinovuar e cila shumë shpejt do të jetë në shërbim të studentëve të UPZ -së.
Ministri Buja para të pranishmëve ka thënë se, është privilegj dhe nder që në këtë ditë të shënuar, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, të jetë në mesin e drejtuesve dhe studentëve të këtij universiteti, i cili është universitet i shpresës, besimit dhe sukseseve.

Ai ka uruar rektorin e ri të UPZ-së, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, me dëshirën që të ketë shëndet të mirë, kurajo dhe suksese gjatë mandatit të tij në krye të këtij universiteti, ndërkaq, u zotua se puna në këtë institucion të dijes do të bëhet me përgjegjësinë më të lartë morale dhe politike.



Duke shprehur bindjen e tij se, UPZ do të arrij të jetë në garë me universitet tjera publike në Kosovë dhe rajon, ministri i Arsimit theksoi se krahasuar me vendet e rajonit nuk jemi keq, por synimi ynë është që të mos mbetemi këtu gjersa fizikisht jemi në Evropë. "Synimet i kemi që të jemi në Evropë me të tëra dhe mënyra më e mirë për të qene në Evropë është dija", është shprehur ministri i Arsimit, Ramë Buja.

Ndërkaq, rektori i ri i UPZ-së, Mazllum Baraliu studentëve u ka sugjeruar që tu qasen maksimalisht studimeve, që të kërkojnë cilësi nga ligjëruesit dhe të shfaqin gatishmëri për të bashkëpunuar me stafin drejtues, në mënyrë që përfundimi i vitit akademik të përfundojë i suksesshëm. Rektori Baraliu ka falënderuar Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, për mbështetjen që i kanë dhënë UPZ-së në vazhdimësi.

Të pranishmit në Universitetin e Prizrenit i ka përshëndetur edhe zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzi.




<!--[endif]-->


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
Ministri Buja dhe rektori Baraliu hapën solemnisht vitin e ri akademik në UPZ
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rektori i Universitetit të Prishtinës, akuzat e Reçicës i quan çmenduri
» AKR-ja vazhdon të kërkojë nga PDK-ja edhe një ministri
» Avionët ushtarak rusë mbi hapësirën ajrore të Britanisë
» Ahmet Krasniqi-Dhjetë vite larg
» Kosova me Ministri për Diasporën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Lajmet te Portali :: LAJMET E UPPz-së-
Kërce tek: