Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Gjerat e vogla kane kuptim te madh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 12823
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Gjerat e vogla kane kuptim te madh   Sun Oct 02, 2011 8:29 am

Gjërat e vogla kanë kuptim të madh






Etika e biznesit përmban
diçka më tepër sesa politika e ndërmarrjes, sesa ligji dhe rregulloret e
ndryshme. Ato janë obligime – përgjegjësi më të mëdha me të cilat ndërmarrjet
ndeshen gjatë afarizmit të tyre në një ambient të gjerë ku ato operojnë, ku
ndeshen me probleme të cilat e vështirësojnë dhe shpeshherë e vënë në pyetje
funksionimin e saj, ndeshen me probleme të cilat në raste të caktuara e
ngadalësojnë procesin e paraparë të zhvillimit, prandaj joshja për të arritur
atje ku synohet me çdo kusht, pa marrë parasysh rreziqet dhe shmangiet nga
ligjshmëria, nuk është tjetër vetëm shkelje e etikës në biznes.



Dhe sigurisht
se telashet lindin kur këto shkelje ndodhin. Tani më duhet të ballafaqohen me
akterë të ndryshëm, të cilët, në një mënyrë, janë të prekur nga veprimet
joetike të biznesit të asaj ndërmarrjeje. Për këtë shkak, ndërmarrjet të cilat
dëshirojnë të kenë qëndrim afatgjatë në treg, të cilat dëshirojnë t’i ruajnë
konsumatorët, të jenë korrekt ndaj konkurrentëve dhe të jenë përgjegjës para
elementit shoqëror – sigurisht se duhet të fillojnë t’u kushtojnë kujdes
gjërave të vogla, për shkak se nga ato fillojnë problemet, përkatësisht
neglizhimi i tyre shkakton probleme që rezultojnë me shkeje të rregullave të
lojës në biznes.

Për shumë njerëz nga fusha e
biznesit – gjërat e vogla në jetën e përditshme dhe neglizhimi i tyre, në
shikim të parë paraqet problem të vogël. Mirëpo, në gjërat e vogla të
punësuarit në ndërmarrje, konsumatorët dhe më gjerë vërejnë sjelljet që në
shikim të parë nuk kanë peshë të madhe. Mirëpo, në pikëpamje etike dhe të
shndërrimit të kësaj përvoje në shprehi, vlerat etike në biznes janë në
pikëpyetje.

Gjërat e vogla të cilat ne i
kryejmë për çdo ditë zakonisht harrohen nga ne. Mirëpo, ato bëjnë një ndikim në
njerëz, të cilët kanë sjellje të caktuar. Mbani mend, sjellja e juaj paraqet
një shembull. Përveç nëse ju nuk jeni shefi, gjithherë ekziston dikush tjetër
që vështron me kujdes për t’ju sugjeruar se si të veproni në situata të
ndryshme – mirë apo keq. Ata observues mund të jenë punëtorët që ju përcjellin,
fqinjët, bashkëshorti, fëmijët tuaj… Çfarë
mesazhi jeni duke ju dhënë ju atyre me veprimet tuaja, me aksionet tuaja, me
sjelljet tuaja.

Për t’ju ndihmuar që të vlerësoni etikën personale
dhe të shihni dhe të konstatoni se ku jeni dhe çka duhet të përmirësoni, duhet
të keni parasysh disa gjëra:



  • Mos gënjeni;
  • Kujdesë me shakatë që i bëni me të tjerët;
  • Kujdesë si i trajtoni dhe çka flisni për bashkëpunëtorët;
  • Kujdesë për gjërat që I thoni me rastin e shitjes së produkteve;
  • Kujdesë me e-mailat, letrat që i shkruani dhe i ridërgoni te të tjerët;
  • Mos i bëni konsumatorët që të ankohen (duke numëruar edhe njerëzit që i pasojnë ata);
  • Kujdesë se çka vëni në faturat e juaja që t’iu paguhen, për kohën e punës dhe raportin
    e shpenzimeve;

  • Kujdesë për pajisjet e zyrës ose të laboratorit ku ju studioni dhe punoni
  • Kujdes që ta mbani fjalën;
  • Biznesin personal mos e bëni në vendin e punës;

Të gjitha këto, nëse analizohen me kujdes, reflektojnë
veten tuaj dhe ku ju gjendeni. Pra, praktikisht, çdo gjë është e rëndësishme,
pra edhe gjërat e vogla janë të rëndësishme.

Dr.Ymer Havolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uppz.forumotion.net
 
Gjerat e vogla kane kuptim te madh
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ramadan Xhinovci:TREGIME TË VOGLA
» Babai vret tri vajzat e vogla për t’iu shmangur shkollimit të tyre (Foto)
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VII)
» Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Menaxhment Ndërkombëtar-
Kërce tek: