Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti

Forum për studentët e Universitetit të Prizrenit
 
ForumiForumi  PortaliPortali  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 - ALBER KAMY - ( Letëria botërore)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Student aktiv
Student aktiv


Numri i postimeve: 868
Points: 6696
Reputacioni: 15
Join date: 26/09/2011
Age: 23
Location: Prizren
Drejtimi: Software Design

MesazhTitulli: - ALBER KAMY - ( Letëria botërore)   Sat Oct 01, 2011 12:55 am

Alber Kamy (1913 - 1960)

Alber Kamy u afirmua qysh ne veprat e para si një nga shkrimtaret me te fuqishem te shek XX.

Ne veprat e tej nderthuret arti i hijshem me mendimin e thelle, teknikat e sofistikuara te tekstit me çështjet themelore te qenies. Për te kuptuar Kamyne, duhet kaluar nëpër letersite greke e romake, nëpër historite e freve e te filozofise, duke mberritur te shrimtaret e mendimtaret klasike e moderne.. Veç kësaj, rrethanat e posacme te jetës e formuan Kamyne me një ndjeshmeri nga me te volitshmet për artin. Lindur ne Algjeri nga baba francceze e nene spanjolle, te Kamyja u poqen ne një harmoni fatlume, fantazia arabe, intelekti latin dhe eleganca hispanike. Për të gjitha këto, vepra e tij perben një dukuri origjinale dhe me një vlerë te spikatur te letersise moderne..

Jeta.

U lind me 7 nenteo 1913.. Ne saje te presionit te babait, i ngjek rregullisht studimet deri ne universitet, ku diplomohet për Filozofi. Ne vitet tridhjete ai kalon sprova te shumta ne jetë dhe piqet nëpër pervoja gjithefareshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkulos por i shpeton vdejes por jo kurimeve te vazhdueshme..

Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", te cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli.

Viti 1937 shenon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamyse.. Boton librin " E mbrapshte dhe e mbara" me ese te rinise.

Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasem"

. Me pas punon ne gazetat seriose te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton ne një përmbledhje "Aktualet"

Behet i njohur me 1942 me botimin e esese filozofike "Miti i Sizifit", sfide krenare e njeriut ndaj universit te dhunes e te pakuptimte qe Kamyja e emerton me emrin ..absurd.. Po atë vit boton romanin " I Huaji", pasqyrë e brishtesise se njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit.

Krimtaria e Kamyse pasurohet dhe me dy drama. "Kalikula", me 1944, pershkrim poetik i cmendurise njerëzore te misheruar ne figuren e perandorit romak, Kalikula. Drama tjetër është " te drejtet" himn i sakrifices për liri.

Veper tjetër është eseja "Mendime për gijotinen", ku dënon heqjen e denimit me vdekje.

Botime te tjetër është . romani "Murtaja", qe mbahet si një nga romanet me te mira te shek XX, ku i bëhet një sinteze qendreses njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranise.

Botimi i esese "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashper te intelektualeve te majte franceze, me ne krye Sartrin dhe një lloj izolimi, te cilin ai e vajti thelle. ne këto vite deshperimi e vetmie ai shkroi vepren e tij me pesimiste e te zymte "Renia", aktualizim i paraboles biblike mbi gjendjen e njeriut si mekatar dhe i pandreqshem.

. Me 1957 suksesi letrare i Kamyse vleresohet me çmimin Nobei.

Kamy e gjen vdekjen nga një aklsident automobilistik me 4 janar 1960.

Doreshkrimi i paperfunduar i Kamyse është romani "Njeriu i parë", qe e botuan me pas te paplote me 1994.

Kushdo qe ka lexuar një vepër çfarëdo të Kamyse, kupton se ky është një autor i një lloj te veçantë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Student aktiv
Student aktiv


Numri i postimeve: 868
Points: 6696
Reputacioni: 15
Join date: 26/09/2011
Age: 23
Location: Prizren
Drejtimi: Software Design

MesazhTitulli: Re: - ALBER KAMY - ( Letëria botërore)   Sat Oct 01, 2011 12:56 am

I huaji...

Prifti më thoshte me siguri se kërkesa ime për falje, mund të pranohej, por unë do të

mbaja me vete peshën e një krimi, nga i cili duhet të çlirohesha. Sipas tij drejtësia e njerëzve

nuk ishte asgjë, ndërsa ajo e Zotit ishte gjithçka. Vura në dukje se më kishte dënuar ajo e para.

Ai m’u përgjigj se ajo nuk e kishte larë mëkatin tim. I thashë se nuk e dija se çfarë është një

mëkat. Më kishin mësuar të kuptoja se isha vetëm një fajtor. Isha fajtor dhe për këtë po

paguaja, nuk mund të më kërkonin asgjë tjetër. Në këtë moment, ai u ngrit përsëri dhe

mendova se nëse donte të lëvizte në këtë qeli kaq të ngushtë nuk do të kishte mundësi. Duhej

ose të ulej ose të ngrihej.

I kisha sytë të fiksuar përdhe. Bëri një hap drejt meje dhe ndaloi, sikur të mos guxonte

të bënte më përpara. Vështronte qiellin nëpërmjet hekurave të dritares.

“- Gaboheni, biri im, - më tha ai, - mund t’ju kërkojnë më shumë. Ndoshta do t’ju kërkojnë…

- Çfarë mund të më kërkojnë?

- Mund t’ju kërkojnë që të shihni.

- Çfarë?

Prifti vështroi përreth tij dhe u përgjigj papritur me një zë të lodhur: gjithë këta gurë djersijnë

dhembje, e di mirë. Gjithmonë i kam shikuar me ankth. Por, në thellësi të zemrës, e di mirë që

më mjeranët nga ju kanë parë që nga errësira e tyre ka dalë një fytyrë e shenjtë. Ju kërkohet që

të shihni pikërisht këtë fytyrë.”

Sikur u gjallërova pak. I thashë se kishte muaj që shikoja këto mure të trashë. Nuk

kishte asgjë dhe asnjë njeri që të mund ta njihja më mirë se këto mure. Ndoshta para disa

kohësh, kisha kërkuar dhe unë të gjeja aty një fytyrë. Por kjo fytyrë kishte ngjyrën e diellit

dhe flakën e dëshirës: ishte fytyra e Marisë. E kisha kërkuar më kot aty brenda. Tashmë çdo

gjë kishte marrë fund. Gjithsesi, në asnjë rast nuk kisha parë të shfaqej ndonjë gjë nga kjo

djersë që lëshonin gurët.

Sapo ai iku, rigjeta përsëri qetësinë time. Isha i dërrmuar dhe u hodha mbi dyshekun

tim. Mendoj se më kishte zënë gjumi pasi u zgjova dhe pashë yjet sipër kokës. Zhurmat e

fshatit vinin deri tek unë. Aromat e natës, të tokës dhe të kripës freskonin tëmthat e mi. Paqja

e mrekullueshme e kësaj vere të përgjumur futej tek unë si një vërshim i papërmbajtshëm. Në

këtë moment që përkonte dhe me fillimin e agimit të ditës së re, ulërinë sirenat. Ato më

njoftonin nisjen për në një botë tjetër, për të cilën nuk isha më indiferent. Për herë të parë, që

prej shumë kohësh mendova për mamanë. E kuptova se përse në fund të një jete ajo kishte

gjetur “një të fejuar”, se përse ajo kishte filluar të luante për të rifilluar edhe njëherë nga e

para. Edhe atje, atje, përreth kësaj azileje ku shuheshin jetë, mbrëmja ngjante me një pushim

melankolik. Kaq pranë vdekjes, mamaja duhet të jetë ndjerë e lirë dhe e gatshme për të

rijetuar edhe njëherë gjithçka. Asnjë, por asnjë nuk kishte të drejtë të qante mbi të. Dhe unë

gjithashtu u ndjeva gati për të jetuar përsëri. Sikur gjithë ky zemërim më kishte pastruar nga e

keqja, më kishte boshatisur nga shpresa, përpara kësaj nate të mbushur me shenja dhe yje po i

hapesha për herë të parë indiferencës së butë të kësaj bote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Student aktiv
Student aktiv


Numri i postimeve: 868
Points: 6696
Reputacioni: 15
Join date: 26/09/2011
Age: 23
Location: Prizren
Drejtimi: Software Design

MesazhTitulli: Re: - ALBER KAMY - ( Letëria botërore)   Sat Oct 01, 2011 12:56 am

Murtaja...

Në të gdhirë ata zhyteshin përsëri në botën e murtajës, pra, në rutinën e jetës së përditshme.

Ju do të pyesni: kujt i përngjanin këta të vetmuar, të mjerë? Përgjigjja është e thjeshtë: ata i përngjanin askujt! Ose, nëse doni të mësoni diçka më shumë, ata i ngjanin të gjithë njerëzve, kishin një fizionomi fare të përgjithshme. Njësoj si tërë qytetarët ata nuk e çanin për asgjë kokën dhe po njësoj si ata ndizeshin për pakogjë. Çdo ditë që shkonte i bënte ata më kritikë dhe më shumë gjakftohtë. Edhe më të mençurit prej tyre mund t’i shihje, për shembull, tek silleshin si gjithë të tjerët dhe lexonin me radhë gazetat, ose tek përgjonin me ankth radion, sikur dëshëronin të kapnin ndonjë fjalë, e cila do t’u jepte mundësinë të besonin se murtaja mori fund, ose tek pushtoheshin nga shpresat e rreme apo makthet e kota gjatë leximit të disa shkrimeve, ku gazetarët hidhnin shkel e shko hipotezat e tyre duke gogësirë me mërzi. Kohën që u mbetej e shkonin me nga një krikëll birrë në dorë, shpesh u bënin edhe shërbim të sëmurëve, dembeloseshin apo, në të kundërt, dërrmoheshin në punë, rendisnin skeda, apo dëgjonin gramafonin, pa u dalluar fort nga shoshoqi. Me një fjalë, ata kishin humbur aftësinë për të zgjedhur. Murtaja i kishte paralizuar mendjet e zgjuara. Kjo dukej krejt qatë kur shihje se asnjëri nuk pyeste më për vlerat e veshjeve që mbain apo për ato të ushqimeve që blinin. Ata mund të pranonin fare qetë çdo gjë që u jepej...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

- ALBER KAMY - ( Letëria botërore)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi i Universitetit Publik të Prizrenit Ukshin Hoti ::  :: -