Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Thënie në të cilat duhet të bazoheni për ta udhëhequr biznesin tuaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master


Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 10844
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 25
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Thënie në të cilat duhet të bazoheni për ta udhëhequr biznesin tuaj   Sat Oct 01, 2011 12:05 am

Në këtë post ua prezantojmë disa thënie të cilat duhet t’i keni parasysh gjersa e bëni biznesin tuaj. Ata janë mbledhur nga shumë shkencëtarë të njohur dhe biznesmen të shquar.

“Për të qenë i sukseshëm në biznes nuk mjafton vetëm ideja e mirë, por gjithashtu duhet edhe ta shesish. Mos u friko ta shesish. Mos e mendo veten si asgjë tjetër përveç si marketer.” —- Për disa kjo thënie është natyrore, por pët të tjerët është shumë vështirë, veçanërisht për ata që nuk kanë prapavijë marketingu, për ta kjo mund të duket puna më e vështirë në botë. Megjithatë të gjithë pronarët e bizneseve të mëdha do t’ju tregojnë se ata kanë qenë përfaqësues kryesorë të shitjes, nënkuptohet në fillim. Patjetër ti të jesh ai që e shet dhe i bën marketing biznesit tënd-mos prit këtë t’ja delegojsh dikujt tjetër.


“Çdo brend nuk është për secilin dhe secili nuk është për çdo brend”
“Kualiteti i brendshëm, që shumica e ndërmarrësve thonë se ju ndihmon është optimizmi”.— Optimizmi është karakteristika numër një e të gjithë ndërmarrësve të suksesshëm. Janë shumë gjëra që mund të shkojnë prapsht gjersa udhëhiqni biznes, sidomos në vitet e para. Por patjetër e ke të udhëhiqesh nga ndjenja se në fund çdo gjë do të përfundoj në rregull.


“Nëse duhet patjetër të zgjedhish një adresë, atëherë ajo le të jetë këndi në mes të Artit dhe Shitjes”— Kjo do të thotë shndërroje biznesin tënd në një form arti. Kreativiteti është pjesë e bizneseve të suksesshme.
“Bëhu agresiv në transmedimin medial.”— Transmetimi në media të ndryshme është falas, që është një vend atraktiv për bizneset e vogla. Por transmetimi në media nuk është i rastësishëm, kështu që gjejeni mënyrën më të mirë për ta marrë hapësitën e duhut mediale për tta bërë atraktiv biznesin tuaj.


” Ndiqe lumturinë tënde”—Bëje atë që e dashuron dhe paratë do të vijnë pas. Kur atë që e bëjmë e bëjmë me pasion, atëherë pasioni shndërrohet në kreativitet dhe në shumë faktorë të mëdhenj dhe të vegjël.
“Të gjithë luftojmë kundër mesatares.” —Në vend që të fokusohemi në konkurrencën duhet që të angazhohemi për nivel më të lart kreativiteti. Për të krijuar biznes të madh duhet të krijoni diçka të jashtëzakonshme, në vend që të bieni në grackën e mesatares.


” Të gjithë flasin për zgjerim të biznesim, por ajo që nuk e dëgjon është rëndësia e moszgjerimit të shpejtë të biznesit.”— Rritja e biznesit mund të sjell probleme dhe sfida. Rrite biznesin në atë mënyrë që ta kontrollosh dhe të ballafaqohesh me të. Nëse mendon se mundesh edhe më shpejt, atëherë bëje më shpejtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Thënie në të cilat duhet të bazoheni për ta udhëhequr biznesin tuaj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga tradita jonë-Plisi
» SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit
» Kastriot Myftaraj: Një ditë, Perëndimi do t’ u thotë shqiptarëve se duhet të luftojnë fundamentalizmin islamik
» Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Administrim Biznesi-
Kërce tek: