Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti akademik 2015-2016
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Si të gjesh punën që ëndërron

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 12284
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 26
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Si të gjesh punën që ëndërron   Thu Sep 29, 2011 6:06 pm

Pas shumë viteve punë, nuk ndjehesh e kënaqur. Është koha për një ndryshim të drejtimit të karrierës. Dhe ja si të ngjitësh shkallët e saj.
Puna që bën, a është punë për ty?


Të gjitha kemi ditët tona të mira dhe të këqija në punë. Por nëse ato të këqija kanë qenë më shumë se ato të mira, mesa duket keni bërë një gabim të madh karriere.

Kështu, nëse ndodhesh në një krizë të tillë, gjëja e parë që duhet të bësh i është të qetësohesh. Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse puna që bën është tamam për ty, pyet
vetveten nëse ajo përshtatet me parimet dhe vlerat e tua. E thënë thjesht, nëse je pacifiste e vendosur dhe punon në një fabrikë që prodhon armë, je në vendin e gabuar. Zbatoje këtë rregull tek vetja, A beson ne atë që bën? Nëse jo, janë të gjitha shanset që të mos ndjehesh e kënaqur.

Por, nëse çështja nuk është kaq e thjeshtë, ju sugjerojmë të bëni një listë të faktorëve pro dhe kundër. Pyet vetveten gjithashtu nëse mund ta përfytyrosh veten me të njëjtën punë dhe për të njëjtën firmë për një periudhë 5 vjeçare. A e ke menduar ndonjëherë mundësinë se mbase je në punën e duhur, por me firmën e gabuar. Nëse zbulon se nuk je krejt gati për t'u larguar, vendosi vetë disa objektiva me qëllim që të përmirësosh situatën e tanishme.

Gjej punën që dëshiron me të vërtetë!

Ke mbërritur në përfundimin se të jesh sekretare /Laborante/shitëse, etj nuk është për ty. Është koha për t'u drejtuar në karrierën që dëshiron me të vërtetë. Por si? Çelësi është të gjesh aftësitë që kërkohen për tipin e punës që po mendon.

Veçanërisht, llojin e edukimit, trajnimet dhe eksperiencat. Rikthim në studime është një angazhim i madh prandaj duhet të jesh absolutisht e sigurt që është e nevojshme. Biseda me sa më shumë njerëz që punojnë në atë fushë. Pyeti ato se si e gjeten punën dhe cila është me e mirë për të hyrë në këtë fushë. Por duhet të jesh realiste. Kështu nëse ndërron punën, duhet të pranosh se do të duhet të fillosh nga fundi i shkollës. Vendosi vetes objektiv. Psh nëse do të bëhesh prezantuese televizive, fito eksperiencë në stacionet lokale. Pastaj mendo për ngjitjet. Ndaje ëndrrës në hapa të arritshëm.

Mbase nuk është mirë që të braktisësh gjithçka vetëm sepse dëshiron diçka tjetër. Ji realiste. Vetëm se të ka pëlqyer të luash në një pjesë teatrale shkollore, nuk është arsye e mjaftueshme të shkatërrosh gjithçka.

Bëje veten të punësueshme
Ji i sinqertë - sa kohë kalon duke parë nga dritarja duke ëndërruar për punën ideale? Nëse përgjigja është "shumë" pse nuk e shfrytëzon këtë kohë për të mësuar një aftësi të re që mund të të ndihmojë për punën që dëshiron? Punëdhënësit pëlqejnë punonjësit me një numër të madh aftësish dhe interesash.

Nëse do të bëhesh agjente udhëtimesh, mëso një gjuhë të huaj. Nëse dëshiron të punosh me fëmijët zhvillo punë vullnetare në mjedise me fëmijë. Kjo do të tregojë se sa serioze je në zgjidhjen e karrierës dhe provon që ke marrë iniciativën për të arritur atë që dëshiron.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Si të gjesh punën që ëndërron
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël shkrimesh rreth punës me nxënës me aftësi të kufizuara mendore!
» Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales
» Spiunët dhe bashkëpunëtorët e diktaturës, mos lejohen as në media
» Murat Gecaj: Mbyllet Gazeta “Mësuesi” - Nderim për gjithë drejtuesit, redaktorët dhe bashkëpunëtorët
» Enver Hasani bën punë vullnetare, pa pagesë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Këshilla për studentët-
Kërce tek: